7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Tentimi për vjedhjen e trupit të Profetit Muhamed në varr

Më të lexuarat

Gjatë historisë ka pasur disa tentime për ta vjedhur varrin e pejgamberit a.s. tentimi i parë ka ndodhur në shekullin e pestë hixhrij kur halifi fatimij Hakim Biemrillah urdhëroi mëkëmbësin e tij Ebu El-Futuh të sjell trupin e pejgamberit a.s në Egjipt ku ishte edhe selia e hilafetit fatimij. Thuhet se Hakim Biemrillah kishte ndërtuar një mauzole të bukur ku mendonte të vendos trupin e pejgamberit a.s. qëllimi i tij ishte të rriste rolin e Egjiptit dhe ndikimin e tij personal në mesin e muslimanëve. Qytetarët e Medinës u informuan për qëllimet e Ebul Futuhut dhe me mosdëgjim qytetarë penguan realizimin e këtij plani.

Komploti më i njohur i tentimit për të vjedhur trupin e pejgamberit a.s ndodhi në vitin 557 h. Transmetimet e asaj kohe na tregojnë se në atë kohë në Egjipt udhëhiqte një mbret i drejtë musliman Nurudin Zinki. Një natë pasi që fali namaz nafile, pa në ëndërr të Dërguarin e Allahut .s.a.v.s . Ai i tregoi për dy bura flokëkuq duke i thënë: “Shpëtomë nga këto dy.” Nuruddini u zgjua me frikë. U ngrit mori abdes dhe u fal. Kur u kthye në gjumë përsëri ëndërroi të njëjtën gjë. Kur për së treti herë ëndërroi të njëjtën gjë u këshillua me këshilltarin e tij Xhemaluddin Mosuli i cili i propozoi të udhëtojnë për në Medine. U morrin vesh që askujt të mos i tregojnë për ëndrrën. Në Medine erdhën për 16 ditë duke marrë me vete ari që do ta ndanin si sadaka. Pas një periudhe të kaluar në Medine vendosën të lajmërojnë se mbreti ka sjellë dhurata me vete për qytetarët e Medinës dhe dëshiron t’ua ndaj personalisht secilit. Derisa banorët vinin një nga një për të marrë dhuratat, Nurudin Zinki mundohej të njoh dy burrat që i pa në ëndërr. Megjithatë, edhe pse të gjithë banorët e Medinës kaluan para mbretit ai nuk i njohu ata dy byra, pas kësaj pyeti: “ a erdhën të gjithë banorët e Medinës?” morri përgjigjen se kanë ardhur të gjithë përveç dy marokasve të cilët para do kohe kanë ardhur në Medine për të kaluar nj kohë para se të bëjnë haxhin. Banorët e Medinës përmendën se ata janë të pasur dhe ndajnë sadaka. Krahas kësaj janë edhe shumë të devotshëm. Çdo ditë falin namazet ditorë dhe namazin e natës në xhaminë e të Dërguarit të Allahut s.a.v.s
Gati se çdo mëngjes vizitojnë varrezat në Beki’. Kur të dy burrat u paraqitën para Nurudin Zinkit ai i njohu dhe komploti i tyre doli në shesh. Në fakt, ata kishin marrë një shtëpi në afërsi të varrit të pejgamberit s.a.v.s. dhe çdo ditë kishin gropuar tunelin për të arritur tek trupi i pejgamberit a.s. Dheun e futnin në torba tradicionale marokene dhe e hedhin në varreza, çka sqaron vizitën e shpeshtë të tyre te varrezat Beki. Në fund ata pranuan se po kryejnë një urdhër të mbretit të krishterë i cili u kishte premtuar pasuri të madhe nëse ia sjellin trupin e pejgamberit a.s
Pas kësaj Nuruddin Zinki urdhëroi që rreth varrit të pejgamberit a. s. Të hapet një tunel i thellë ku do të hidhet bakër i shkrirë. Kjo u bë për të penguar tentimet tjera për vjedhjen e trupit të pejgamberit a.s.
Ekzistojnë transmetim tjera që tregojnë tentimet tjera për të vjedhur Huxhra sherifin mirëpo asnjë nuk pati sukses.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit