16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë e rritë rrezikun e autizmit te bebja

Më të lexuarat

Temperatura e lartë gjatë shtatzënisë është e ndërlidhur me 34 për qind rrezik më të lartë të autizmit te bebja.

Zbulimet e publikuara në revistën profesionale ‘Molecular Psychiatry’ kanë analizuar të dhënat e 95,754 fëmijëve të lindur në Norvegji mes viteve 1999 dhe 2009.

Ekspertët e Universitetit të Kolumbisë në Nju Jork sugjerojnë se rreziku i autizmit është deri në 40 për qind më i lartë te fëmijët nëse nëna ka pasur temperaturë të lartë gjatë tremujorit të dytë të shtatzënisë.

Ndërsa nënat të cilat kanë pasur të paktën tri herë rritje të temperaturës pas javës së 12’të të shtatzënisë, rreziku i autizmit te bebja ka qenë për 300 për qind.

Përndryshe, autizmi i referohet një sërë problemesh që karakterizohen me probleme të aftësive sociale, sjelljeve të përsëritshme, problemeve me komunikim, e gjithashtu autizmi karakterizohet edhe me fuqi dhe ndryshime unike.

Shenjat e para të autizmit priren të shfaqen mes moshës 2 dhe 3 vjet. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit