6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Temë dite në disa media turke: a do ta dorëzojë Putin Halepin te Erdogani?

Më të lexuarat

Mediat turke shkruajnë se po zhvillohen negociata mes Ankarasë dhe Moskës për tërheqjen e forcave të regjimit nga Halepi në veri të Sirisë dhe dorëzimin e krahinës nën kontrollin e Turqisë.

Mediat turke besojnë se nëse kjo ndodh, do nis rehabilitimi urban i qytetit dhe rethinave, ku më pas një masë e madhe prej mijra refugjatësh të ikur nga lufta prej këtij vendi, drejt Turqisë apo vendeve të tjera evropiane, do kthehen sërish në kushte krejt të tjera.

Në Halep jetonin rreth 5.5 milionë banorë dhe sot vetëm rreth një e katërta e tyre vijojnë jetojnë në të që nga koha e paraluftës.

Mediat raportojne fjalët e politikanit të opozitës siriane, Fuad Alejka, i cili ka thënë se prej kohësh po bisedohet rreth asaj që Turqia duhet të marrë në administrim krahinat e Halepit, Hama-s dhe Idlibit, në mënyrë që të bëjë të mundur kthimin e tre milionë refugjatëve në kushte paqeje.

Sipas tij, është e qartë tashmë se këto krahina do jenë një “enklavë suni” nën kontrollin turk. Nga ana tjetër, amerikanët dhe PYD kurde do mbajnë krahinat Hasek, Rakka dhe pjesë e provincës së Deir-Zor në lindje të Eufratit, ndërsa pjesa tjetër do të takojë Assadit dhe aleatëve të tij, rusëve dhe iranianëve.

Analisti turk Firas Rizvanoglu, tha se Turqia dëshiron që me Rusinë të arrijë një marrëveshje e cila do të jetë një zgjidhje e përhershme, për t’i dhënë Sirisë paqë dhe stabilitet politik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit