16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Televizioni shtetëror suedez: Erdogani, lider që gëzon dashurinë e miliona njerëzve

Më të lexuarat

Televizioni shtetëror i Suedisë SVT njoftoi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, është një lider që gëzon dashurinë e miliona njerëzve, pavarësisht pretendimeve se ai e ka qeverisur vendin në mënyrë jo-demokratike në vitet e fundit.

SVT ka transmetuar një intervistë me çiftin Kemal-Dilek Akinci nga Sivasi, i cili trinjakëve iu vuri emrat: Rexhep, Tajip dhe Erdogan.

Çifti Akinci thotë se mirëqenia e popullit turk është rritur ndjeshëm pas ardhjes së Erdoganit në pushtet.

“Pas ardhjes së Erdoganit në pushtet, populli po jeton në shtëpi moderne dhe të reja. U ndërtuan dhe vazhdojnë të ndërtohen rrugë, autostrada e bulevarde të reja”, shprehen bashkëshortët nga Sivasi.

Kemal e përshkruan presidentin Erdogan si një lider të madh.

“Gjatë fëmijërisë sonë, në spitale nuk kishte mjekë. Ndërsa tani, kur sëmuremi, mjekët vijnë deri në shtëpitë tona. Unë punoj në një furrë që kur isha 13 vjeç. Kushtet tona ekonomike u përmirësuan falë Erdoganit. Unë i jam mirënjohës presidentit”, thekson ndër të tjera babai i trinjakëve. /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit