Tech LG UDTV me 84 inçë

0
59

LG ka prezantuar të parin 3D UDTV 84-inçësh në tregun e Koresë Jugore. Kjo është përgjigja e kësaj kompanie ndaj kërkesës gjithnjë më të madhe për televizorët me shumë funksionalitete, thuhet në deklaratën e LG-së.

Edhe pse tregu i televizorëve me ekrane 4K është akoma në fillimet e veta, për LG është me rëndësi që të grabisë hise edhe në këtë fushë, deklaroi CEO i LG Elektronics Home

Entertainment. UDTV-ja e prezantuar ka ekran me rezolucion 3840 x 2160 pixelë që është katër herë më shumë pixelë se Full HD ekranet klasike.

Po ashtu ky televizor është i pajisur edhe me teknologjitë CINEMA 3D dhe 3D Sound Zooming. Liferimi i këtyre televizorëve në tregun e Amerikës Veriore dhe në

Evropë do të nisë muajin e ardhshëm. Kjo kompani po ashtu ka njoftuar që ekosistemi i aplikacioneve për Smart TV aparatet e saj tani numëron 1400 aplikacione./koha/kohaislame