5.5 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Të vetmuarit e meshkujve me femra apo gra të huaja

Më të lexuarat

Nuk ka dyshim se të vetmuarit e meshkujve me femra të huaja (me të cilat e ka të lejuar martesën) është një prej harameve të mëdha dhe shumë prej udhëheqësve janë duke i lejuar këto gjëra, kurse shumë prej gazetave dhe revistave janë duke e fshehur realitetin se çfarë është duke ndodhur për sa u përket vrasjeve, sjellje imorale dhe incidenteve të tjera si pasojë e kësaj dukurie.

Prej llojeve të kësaj dukurie shkatërruese është edhe pritja e musafirëve të burrit nga ana e gruas ose të afërmit e tij apo edhe pritja e të afërmve të saj (me të cilët e ka të lejuar martesën me ta) dhe po ashtu ndenja me ta duke biseduar dhe duke i mirëpritur etj.

Dijetari Es-Sabag ka thënë: “Me të vërtetë të vetmuarit e dy gjinive është e ndaluar në Islam dhe nuk lejohet të tolerohet në këtë çështje duke u arsyetuar në besimin e shokut apo gruas dhe nuk është i kënaqur me këtë vepër përveç atij që e ka zemrën e sëmurë, i cili ka humbur xhelozinë ndaj gruas së tij. E më e keqe se kjo është nëse gruaja udhëton vetëm pa mahrem ose udhëton vetëm me vozitësin ose shërbëtorin, ose të shkojë gruaja tek mjeku vetëm e të vetmohet me të.

Dhe si ka mundësi një njeri i cili i frikësohet Allahut që të jetë i kënaqur nëse gruaja ose vajza e tij të vetmohet me ndonjë mashkull të huaj (që e ka të lejuar martesën me të)? Me të vërtetë Islami ka ndaluar krimin dhe po ashtu ka ndaluar shkaqet të cilat të ndihmojnë në kryerjen e krimit për shkak se ai i cili i vepron shkaqet të cilat të çojnë drejt krimit, do ta bëjë edhe krimin. Ai i cili i sillet përreth kufijve, ka mundësi që ta kalojë kufirin.” (Tahrim hulvetu bil meretil exhnebije ue ihtilat el mustehtir.)

Pejgamberi salallahu alejhi ue selem na ka ndaluar që të vetmohemi me një grua me të cilën e kemi të lejuar të martohemi. Transmeton Ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Mos të vetmohet një mashkull me një femër përveç nëse ajo ka një mahrem me vete.” Buhariu dhe Musimi.

Transmeton Ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk vetmohen një mashkull me një femër e që i treti mes tyre të mos jetë shejtani.” Ahmedi, Termidhiu, Hakimi, që ka thënë se hadithi është sahih sipas kushteve të Buhariut dhe Muslimit dhe këtë e ka thënë edhe Dhehebiu. Shih Avdetul Hixhab 3/46.

Të vetmuarit e meshkujve me femra është shkak i shkatërrimit dhe është një hap drejt haramit dhe si mos të jetë kështu kur shansi është i pashmangshëm, kur të vetmuarit me një femër nxit epshin edhe më shumë për ndonjë mëkat?

Dhe mund të themi se prej gjërave më të përhapura të këtij lloji është të vetmuarit e të dy fejuarve duke qenë të sigurt nga të dy familjet dhe nuk ka dyshim se kjo gjë është haram në Islam dhe nuk ka dyshim në të për shkak se i fejuari i femrës ende nuk është burri i saj. Edhe nëse ata e kanë qëllimin që të martohen më vonë, ai ende është i huaj për femrën derisa të martohet me të, mirëpo kjo që po ndodh është nga neglizhenca e prindërve të femrës duke ia lejuar vajzës së tyre të dalë me të fejuarin e saj kudo që dëshiron e të vetmohet ku të dëshirojë ajo duke mos i respektuar rregullat islame.

Përktheu: Eroll Nesimi
23.3.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit