12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Përshëndetja me dorë ndërmjet dy gjinive të ndryshme

Më të lexuarat

Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar, i Cili e bëri obligim haxhin për ata të cilët kanë mundësi. Salavatet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë muslimanët deri në Ditën e Gjykimit.

Islami e ka ndaluar femrën që t’ua japë dorën meshkujve dhe po ashtu e ka ndaluar mashkullin që t’ua japë dorën femrave dhe këtu kemi për qëllim meshkujt apo femrat të cilëve u lejohet martesa mes tyre.

Argumentet që tregojnë për këtë ndalesë janë:

1. Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Nuk ka prekur dora e Pejgamberit salallahu alejhi ue selem ndonjë dorë të ndonjë gruaje përveç grave të cilat i ka pasur me nikah.” Buhariu.

2. Abdullah ibn Amër ibn Asi, Allahu qoftë kënaqur me të, ka thënë: “Pejgamberi salallahu alejhi ue selem nuk i përshëndeste gratë me dorë kur ato i jepnin besën Pejgamberit salallahu alejhi ue selem.” Ka thënë Hejthemiu: “Hadithi është hasen.” Shih Fejdul Kadir 5/176.

3. Transmeton Umejme bintu Rukije se kur ka shkuar te Pejgamberi salallahu alejhi ue selem për t’ia dhënë besën, i ka thënë Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “A nuk po na përshëndet me dorë?” Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Me të vërtetë unë nuk i përshëndes femrat dhe këtë thuaja një gruaje apo njëqind grave.” Nesaiu 4181, Ibn Maxhe 2874 dhe shejh Albani ka thënë se hadithi është sahih. Shih Silsiletus-Sahiha nr. 529.

4. Transmeton Makal ibn Jesari, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Sikur dikush ta godasë veten me gjilpërë në kokë, do të ishte më e mirë për të sesa të prekë një grua që nuk i lejohet atij.” Zinxhiri i këtij hadithi është i mirë. Shih Silsiletus-sahiha nr. 226.

Po ashtu transmetohet se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Unë nuk i prek duart e grave.” Hadithi është sahih. Shih Sahih el xhemi nr. 7054.

Shejh Xhibrini, Allahu e ruajttë, ka thënë: “Nuk i lejohet një gruaje t’i përshëndesë meshkujt e huaj të cilët nuk i ka mahrem edhe nëse ka veshur doreza dhe i përshëndet meshkujt me duar të futura nën mëngë apo mantel. E gjithë kjo është përshëndetje e ndaluar, edhe nëse ka veshur diçka në duart e saj.” Këtë përgjigje e ka dhënë edhe Atije Sakër, drejtor i Unionit të Fetvave të Ez-herit.
Përktheu: Eroll Nesimi
8.3.2009

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit