Të drejtat e njeriut dhe liritë fetare – Konventat ndërkombetare në mbrojtje të tyre

0
111

Debati i cili ështe hapur pasi që Ministria e Arsmimit nëpërmjet një udhëzimi administrativ ndaloi  veshjen fetare në shkolla publike, mendoj se është debat i pa nevojshëm.

Problemi nuk qendron tek qeveria apo me konkretisht tek Ministra e Arsimit, mirëpo i gjithë faji është tek mungesa e juristave, pra faji per ndalimin e bartjes së uniformes fetare në shkollat publike, nuk është vetëm i qeverisë  por është i gjithë shoqërorë, dhe ata të cilët këtë vendim e konsideroin si diskriminim fetar, është pikrishtë faji tek ta, ngase ata nuk dinë si ta kundërshtoijnë atë vendim administrativë dhe nuk janë të aftë të sjellin argumente që një ndales e tillë është diskriminim i të drejtëave dhe lirive universale të njeriut.  Pra i gjithë faji qendron tek mungesa e juristave të mirëfilltë.

Do i sjelli dy (2)  argumente juridike që ndërlidhen me aspektin logjikë të kësaj teze të shumëpërfolur, dhe ne si shoqëri kosovare që çdo herë kemi synim të aspirojmë vlera europiane duhet që me automatizem të ju përmbahem këtyre dy argumenteve;

 

E Para: Udhëzimi administrativ i cili ndalon veshjen fetare nëpër shkolla publike, në fund të fundit, është veqse një udhëzim administrativ, I cili për nga fuqija juridike është më i dobët përball një mori argumentesh dhe nene që janë ne Kushtetuten e Republikës së Kosovës, si dhe në Konventat europiane Për të Drejtat e Njeriut.  Dhe në të njejtën kohë, ky udhëzim administrativë është i kundër ligjshëm dhe diskiriminues, si me Kushtetuten e Republikës së Kosovës ashtu edhe me Konventat Europiane Për Lirit Dhe Të Drejtat E Njeriut, dhe në këtë rast juristet tanë do të duheshin të reagonin me automatizëm për këtë vendim joligjor.

E Dyta:   Ata të cilët e mbrojnë këtë vendim, thirren në atë se ne jemi shtet laik dhe institucionet e shtetit tonë janë laike. Ne u themi atyre se nëse nxënset që bartin uniformë fetare nuk kanë të drejt shkollimi në shkollat fillore dhe ato te mesme, pasi që janë institucione laike, atëherë përse studentet e universiteteve nuk pengohen nga shkollimi i tyre, pasi që edhe universitetet janë institucione shtetrore (laike) ?   Dhe ata për të dal nga kjo situat e sikletshme,  do të thonë: “universitet edhe pse janë institucione shtetore laike, studentet qe kanë uniformë fetare u lejohet ta bartin dhe nuk pengohen ngase është bindja e tyre dhe zgjedhja e tyre, ndërsa nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nuk u lejohet që të bartin uniformë fetare, ngase ata ende nuk janë të rritur dhe mund të jenë të ndikuar nga dokush, pra ende nuk janë mbi 18 vjeç”.    Atëherë ne u themi: “Derisa nuk ka një vendim preciz dhe të çart ku thuhet “nxenset te cilat nuk I kan mbushur 18 vjtë nuk u lejohet vijimi shkollorë ngase mund të jenë të ndikuar nga ndokush”   atëherë nuk ka as një të drejt ligjore dhe juridike qe Ministria e Arsimit  t`i  ndaloj nga shkollimi vajzat që bartin uniformë fetare,  pra, derisa nuk kemi një ligj qe specifikon dhe çarteson  kjart se “duhen të jenë mbi moshën 18 vjeçare”.  Dhe në këtë rast debati ynë me ta përfundon.

 

Do ti sjelli disa argumente dhe nene nga Konventa Europiane Për Të Drejtat E Njeriut, të cilat çartësojnë dhe mbrojnë lirit fetare, dhe shprehjen e bindjeve fetare.

 

 

Konventa e mbrojtjes së të Drejtave të

Njeriut dhe Lirive themelore amenduar sipas Protokollit n° 11

Qeveritë nënshkruese,  Anëtare të Këshillit të Evropës,

 

Duke pasur parasysh Deklaratën universale të të Drejtave të Njeriut, të

shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10

dhjetor 1948;

 

Duke pasur parasysh se kjo Deklaratë ka për qëllim të sigurojë njohjen

dhe zbatimin universal dhe efektiv të të drejtave të shpallura në të;

 

Duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Evropës është që të

realizojë një bashkim më të ngushtë midis anëtarÎve të tij dhe se një

nga mjetet për të arritur këtë qëllim është mbrojtja dhe zhvillimi i të

drejtave të njeriut dhe i lirive themelore;

 

Duke ripohuar përkushtimin e tyre të thellë ndaj këtyre lirive themelore

që përbëjnë vetë themelet e drejtësisë dhe të paqes në botë dhe ruajtja

e tÎ cilave mbështetet kryesisht mbi një regjim politik me të vërtetë

demokratik, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, mbi një koncept dhe

respekt të përbashkët të të drejtave të njeriut që ato kanë marrë përsipër

të mbrojnë;

 

Të vendosura, si qeveri të Shteteve evropiane që shtyhen nga e njëjta

frymë dhe që kanë një pasuri të përbashkët të idealeve dhe të traditave

politike, të respektimit të lirisë dhe të epërsisë të së drejtës, të marrin

masat e para të përshtatshme për të siguruar garancinë kolektive të disa

prej të drejtave të shpallura në Deklaratën Universale;

 

Janë marrrë vesh për sa vijon:

 

 

 

 

Neni 9 –  Liria e mendimit, e ndërgjegjes dhe e fesë

1. çdo person ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të

fesë; kjo e drejtë nënkupton lirinë për të ndryshuar fenë ose bindjet, si

edhe lirinë për të shfaqur fenë e tij ose bindjet e tij individualisht ose

kolektivisht, publikisht ose privatisht, nëpërmjet kultit, arsimit, praktikave

dhe kryerjes së riteve.

Neni 14  –  Ndalimi i diskriminimit

Gëzimi i të drejtave dhe i lirive të njohura në këtë Konventë duhet të

sigurohet, pa asnjë dallim të bazuar në shkaqe të tilla si seksi, raca,

ngjyra, gjuha, feja, opinionet politike ose çdoopinion tjetër, origjina

kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar,

pasuria, lindja ose çdosituatë tjetër

Protokoll shtojcë i Konventës së Mbrojtjes

së të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive

themelore

Qeveritë nënshkruese, Anëtare të Këshillit të Evropës,

 

Të vendosura që të marrin masat e përshtatshme për të siguruar

garancinë kolektive të të drejtave dhe të lirive të tjera nga ato që

figurojnë tashmë në Titullin I të Konventës së Mbrojtjes së të Drejtave të

Njeriut dhe të Lirive themelore, të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor

1950 ( e quajtur më poshtë  “Konventa”),

 

Janë marrë vesh për sa vijon:

Neni 2 – E drejta për arsim

Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për arsim. Shteti, në ushtrimin e

funksioneve që merr përsipër në fushën e edukimit dhe të arsimit,

respekton të drejtën e prindërve për të siguruar këtë edukim dhe arsim

në përputhje me bindjet e tyre fetare dhe filozofike.

Tani do ti sjellim disa argumente dhe nene nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, të cilat flasin për të drejtat dhe lirit fetare,  të cilat janë shumë në numër, dhe të cilat fuqizojnë argumentin që përmendem më larët se ai udhëzim administrativ për ndalimin e uniformes fetare në shkollat publike është diskriminues dhe joligjor edhe me Kushtetuten e Republikës së Kosovës.

 

 

 

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Neni 47  [E Drejta për Arsimin]

1. Secili person gëzon të  drejtën e shkollimit themelor…

2. Institucionet publike sigurojnë për secilin person mundësi të barabarta për t’u arsimuar, sipas

aftësive dhe nevojave të veçanta të tij/saj.

Neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë]

1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar.

2. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të

manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personal..

3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të

marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj.

Neni 24 [Barazia para Ligjit] 

1.  Të gjithë janë të barabartë para ligjit. Çdokush gëzon të drejtën e mbrojtjes së barabartë

ligjore, pa diskriminim.

2.  Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë,

mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a  shoqërore, lidhjes me ndonjë

komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit  seksual, lindjes, aftësisë së

kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal.

Neni 23 [Dinjiteti i Njeriut]

Dinjiteti i njeriut është i pacenueshëm dhe është bazë e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore

të njeriut.

Neni 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve

Ndërkombëtare]

Të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me marrëveshjet dhe instrumentet ndërkombëtare në

vijim, garantohen me këtë Kushtetutë, zbatohen drejtpërdrejtë në Republikën e Kosovës dhe

kanë prioritet, në rast konflikti, ndaj dispozitave e ligjeve dhe akteve të tjera të institucioneve

publike:

                    (1)   Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut;

                    (2)   Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj;

                    (3)   Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile e Politike dhe Protokollet e saj….

 

Keto të drejta  kanë fuqizimin edhe nga marveshjet  ndërkombëtare,  dhe disa nene të Kushtetues së Republikës së Kosovës  flasin për këto marrveshje ndërkombëtare;

Neni 17 [Marrëveshjet Ndërkombëtare]

2. Republika e Kosovës merr pjesë në bashkëpunim ndërkombëtar për promovimin dhe

mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe të drejtave të njeriut.

                 …..

Neni 19 [Zbatimi i së Drejtës Ndërkombëtare]

1. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Kosovës, bëhen pjesë e sistemit

të brendshëm juridik…

2. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës

ndërkombëtare kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës.

Andaj, pa dashur të eksagjerojmë problemin më shumë, prekëm problemin në thelbë, dhe pam që edhe me konventa europiane për të drejtat dhe lirit themelore të njeriut, edhe me Kushtetut të Republikës së Kosovës, kjo qasje dhe ky vendim i lëshuar nga Ministria e Arsimit për ndalimin e bartjes së uniformës fetare në institucione shkollore, është diskriminues, joligjor, ani-kushtetues, dhe thyerje e parimeve themelore  të të drejtave dhe lirive universale të njeriut.

Joprofesionalizmi i juristave tanë ka pruar qështjen deri këtu ku nuk është dashur të ngrihet ky diskutim, dhe më e keqja e gjithëkësaj është se ende shumica e juristëve arsyetojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit  dhe thirrën në atë se shteti jonë është shtet laik, term të cilin as ata vetë nuk arrijnë që ta kuptojnë, se lëremë te zhyten në konceptin dhe thelbinë e asaj qështëje.

Shteti i Republikës së Kosovës ka kaluar sfida edhe më të vështira, andaj konsideroi se edhe këtë “problem” do e tejkalojmë, problem të cilin nuk është dashur ta sjellim deri në këtë gjendje, ku qytetarët e Republikës së Kosovës të manipulohen me termat e laicitetit, ekstrimitetit, instalimit fundamentalist Islamik e shumë qështë të tjera, gjë të cilat janë të pa nevojshme të diskutohen në diskursin aktual politikë.

 

 Autor:  Gen Kelmendi

Shkrimi paraqet refleksionet personale të autorit dhe jo medoemos edhe qëndrimet e redaksisë Koha Islame