8.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sulmi i rrallë, gjeli i merr jetën 76-vjeçares

Më të lexuarat

Një grua e moshuar nga Australia po mblidhte vezët në fermën e saj kur u çukit nga një gjel dhe më pas gjeti vdekjen.

Studiuesit thonë se gjeli preku venat me variçe të 76-vjecares dhe i shkaktoi hemorragji vdekjeprurëse.

“Zogu çukiti këmbën e saj të majtë duke i shkaktuar hemorragjinë që më pas i solli vdekjen. Ky rast tregon se edhe kafshët shtëpiake relativisht të vogla mund të jenë në gjendje të shkaktojnë dëmtime vdekjeprurëse te individët nëse ekzistojnë prekje specifike vaskulare”, thanë ata.

76-vjeçarja vuante nga një sërë sëmundjesh si diabeti, hipertensioni dhe kishte këmbët me variçe.

Incidenti ka ndodhur kohët e fundit në jug të Australisë, por nuk janë zbuluar detaje të tjera për të mbrojtur privatësinë e familjes së saj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit