20.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Ish-portieri i Anglisë, Green: Kosova do të jetë prova e vërtetë

Më të lexuarat

Anglia do të jetë nikoqir i Kosovës në përballjen që zhvillohet më 10 shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në kuadër të Grupit A në stadiumin “St. Mary’s Stadium” të Southamptonit.

Ish-portieri i “Tre Luanëve”, Robert Green ka thënë se tashmë Anglia ka përballë kundërshtarin më të vështirë të grupit.

“Anglia do të përballet me provën më të ashpër të grupit … Kosova është në një pistë të pamposhtur”, ka thënë Green në një intervistë për BBC.

Green ka qenë pjesë e kombëtares angleze nga viti 2005-2012 ku ka zhvilluar 12 ndeshje.

Dardanët kanë 15 ndeshje pa humbje dhe tashmë kanë përballë njërën nga kombëtarët më të forta në botë.

Anglia është lider i Grupit A me nëntë pikë, të ndjekur nga Kosova me tetë, Republika e Çekisë me gjashtë, Mali i Zi dhe Bullgaria me dy sosh. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit