7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sulmet në Londër: Shtatë të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Më të lexuarat

Londra është goditur sërish nga sulmet vdekjeprurëse, ku dyshohet se shtatë persona kanë humbur jetën në dy sulmet, ku në njërin një furgon i bardhë u fut në trotuar dhe shkeli këmbësorët në urën e Londrës, derisa në sulmin e dytë disa persona kanë therur me thika klientët e një restoranti pranë Marketit Borough, shkruan Mirror.
Dëshmitarë të këtyre masakrave kanë deklaruar se tre deri në pesë persona janë futur në një restorant, dhe kanë filluar të therin më thika klientët duke ua prerë fytin, fytyrën dhe barkun, transmeton Telegrafi.

Shumë klientë të shokuar kanë vrapuar nga të gjitha anët duke shpresuar se do t’i shpëtojnë sulmit, ku shumë prej tyre në pamundësi për të ikur janë fshehur nën tavolina dhe karrige, kurse stafi mundohej me çdo kusht të mbyllte dyert për të parandaluar sulmin.

Policia raportohet se ka qëlluar për vdekje dy nga sulmuesit.

Ndërkaq, 20 persona janë lënduar në sulmin në urën e Londrës, ku një furgon i bardhë ka shtypur kalimtarët e rastit në trotuar.

E gjithë pjesa qendrore e Londrës ishte në kaos, derisa policia metropolitane ka konfirmuar se incidenti i tretë në Vauxhall nuk ka kurrfarë lidhje me dy sulmet e para – atë në urën e Londrës dhe në restorant pranë marketit Borough.

Sidoqoftë, policia gjithashtu ka konfirmuar se sulmi në urën e Londrës dhe ai në Marketin Borough, po cilësohen si “incidente terroriste”, ku ndër tjera kanë pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Lidhur me sulmet në Londër ka folur edhe kryeministrja e vendit, Theresa May, e cila ka thënë se “incidentet e tmerrshme” në Londër janë duke u cilësuar si “sulme të mundshme terroriste”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit