7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Stamboll, protestë kundër vendimit të SHBA-ve për Jerusalemin

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Qytetarë dhe organizata të ndryshme civile sot po mblidhen në xhaminë Fatih në Stamboll të Turqisë, për të protestuar kundër vendimit të SHBA-ve për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët të cilët u mblodhën në oborrin e xhamisë Fatih bënë tekbir dhe brohoritën slogane “Izraeli vrasës, SHBA bashkëpunëtore”, “Al-Kuds është dhe do të mbetet i yni”, “Selam Al-Kudsit, vazhdim rezistencës”.

Protestuesit të cilët mbajnë flamuj të Turqisë dhe të Palestinës, po ashtu mbajnë pankarta me mbishkrime “Al-Kuds është lavdia e muslimanëve”, “Al-Kuds është nder i muslimanëve”, “Al-Kuds është pavarësia dhe e ardhmja e muslimanëve”.

Pritet që pas namazit të xhumasë, protestuesit të mbajnë një marshim drejt Saraçhanes.

Ndërkaq sot edhe qytetarët e qyteteve Konya, Şanlıurfa, Mardin dhe të shumë qyteteve të tjera Turqisë po protestojnë kundër njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit