22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

A është Meka në radhë pas Jerusalemit?

Më të lexuarat

Saadet Oruç

Në mes të kaosit global pas vendimit shumë provokues të bërë nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump në Jeruzalem, përpjekjet për të zgjeruar zonën e hegjemonisë për Izraelin janë më të dukshme se më parë. Një artikull i kohëve të fundit i botuar në versionin në anglisht të së përditshmes Haaretzit të Izraelit, ishte diçka më shumë se një pjesë gazetareske ose intelektuale. Përmbledhja e një raporti mbi një studim arkeologjik të kryer nga ekipet saudite dhe franceze në vitin 2014 në rajonet jugore të Arabisë Saudite, që përmendet në artikull synonte të “konfirmonte” rrënjët e judaizmit në Arabinë Saudite.

Tani që Trump ka thënë se SHBA do të transferojë ambasadën e saj në Tel Aviv dhe njoftimin e tij për ta konsideruar Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, është një shkelje të qartë të marrëveshjeve të mëparshme ndërkombëtare, si dhe ndjeshmërive fetare dhe kulturore, hapa këto që  janë duke u marrë në strukturimin në kuadër të diplomacisë publike për opinionin publik botëror.

Duke marrë parasysh se Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman është shumë i prirur për të përmirësuar lidhjet mes Arabisë Saudite dhe shtetit hebre, artikulli i Haaretzit përpiqet të zbulojë rrënjët e ashtuquajtura judaizëm në zemër të tokës së shenjtë të Islamit.

Studimi arkeologjik i përmendur në raportin Haaretz, “Para Islamit: Kur Arabia Saudite ishte një Mbretëri e Jahudive,” bëri gjithçka për të bindur botën që: “zbulimi i shkrimit më të vjetër të njohur para-Islamik arab në Arabinë Saudite, rreth vitit 470 CE, me sa duket, në mënyrë të dukshme shkaktoi disa shtangie, duke u dhënë nga konteksti i Krishteri dhe Jahudi.”
“Korniza e nxjerrë nga studimi arkeologjik ishte një ngatërrim për disa, pasi që ekspedita franceze-saudite ishte bërë në mënyrë të heshtur,” raporti vazhdon me një hap të qartë për të diskredituar ndjeshmëritë myslimane dhe madje edhe saktësinë e historisë Islame.

Pra, a mund të ngremë pyetje se a dëshiron Izraeli të hegjemonizojë botën islame duke argumentuar superioritetin e hebrenjve në të gjitha anët e botës muslimane? Duke filluar nga Meka apo Medina? Kur kjo pyetje të jetë më kuptimplote në mes të kaosit të vazhdueshëm të Jerusalemit, alternativa e vetme për botën myslimane është të jetë në dijeni të qëllimit të vërtetë të shtetit hebre!

Rruga për në Mekë dhe Medinë fillon nga Jerusalemi.

Dhe drita që u është dhënë në hapat të fundit të marra nga princi i kurorës Saudite apo thënë Izraeli, të planifikuara drejtpërsëdrejti nga këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kutchner, dhëndri i Trump, i cili harton linjat e politikave të Trump në Lindjen e Mesme, bota myslimane duhet të marrë përgjegjësinë për qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës.

Mbrojtja e Jerusalemit është në të njëjtën kohë edhe mbrojtja e Mekës, parimeve dhe vlerave të Islamit.

 

Përshtati: Nexhmedin Kalisi – /KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit