7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sqarohet imami Bedri Lika nga Shkupi: Janë nxjerrë nga konteksti ligjëratat e mia dhe janë marrë si copëza për të degraduar vlerat e fesë Islame (Video)

Më të lexuarat

Imami nga Shkupi, Bedri Lika, i cili u bë cak i sulmit në rrjetet sociale dhe në media online, ka sqaruar videot që kanë qarkulluar, ku sipas tij janë nxjerrë nga kontekstet dhe janë marrë si copëza për interesa të islamofobëve.

”Sa i përket videos së parë që u publikua nga disa rrjete sociale, shkëputja ka qenë nga ligjërata që ka qenë mbi 30 min, ajo ka qenë gjashtë minuta. Dhe këta prej gjashtë minutave, kanë nxjerrë 12-13 sekonda, që e kanë nxjerrë ligjëratën time nga konteksti i ligjëratës. Kurse, faktikisht unë kam folur për vlerën e gruas, kam folur për pozitën e gruas. Kam mbi dhjetëra derse në xhami dhe jashta xhamisë, që unë kam folur për pozitën e gruas. Pse ata nuk i marrin këta fjalime, ku unë e kam ngritë, ku unë kam folur në emër të fesë Islame, se si Islami e trajton femrën dhe gruan…Unë kam thanë, kam cituar një hadith të pejgamberit alejhi selam, hadith të cilin e kam shpjeguar menjëherë, mirëpo kur kam filluar shpjegimin e hadithit, ata e kanë shkëputur videon”, ka sqaruar ndër të tjera Lika në një nga videot që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Lika thotë se ata që dëshirojnë të dijnë se çka ka folur ai për vlerën e gruas, e kanë ligjëratën e plotë.

Kurse, sa i përket videos së dytë që poashtu u bë virale nga media online, ai thotë se në 100 fjalime ka thënë se gruaja është një krijesë që e plotëson burrin në jetën bashkëshortore.

”Unë e kam përmendur një shembull, i cili shembull përdoret tek arabët. Ata e kanë formuluar në formë të poezisë dhe kam thënë se gruaja është sikur kali, nuk kam thënë gruaja është kali. Duhet të dallojmë fjalën e parë prej të dytës. Sikurse të kisha thënë gruaja është kali, keni të drejtë të më akuzoni dhe ofendoni. Këtë krahasim e kam bërë për ilustrim, jo për përngjasim. Këtu shumë është me rëndësi të kuptohet, ata që dëshirojnë ta kuptojnë”, thekson hoxhë Lika.

Ai më tej citon një ajet nga Kurani ku Zoti e krahason besimin me pemën: Zoti në Kuran thotë: “A nuk e shihni se shembulli i besimit, është sikurse shembulli i një pemës, pemë e cila jep fryte çdo stinë”, tash a thu vallë Zoti e ka përngjasuar besimin me drurin, me një pemë që trupi i saj është dru.

Lika më tej thotë se shembujt që sillen nga ajetet apo hadithet, ku njeriu figurativisht nga tiparet krahasohet me deven apo drunjtë që japin fryte në çdo kohë, duke aluduar në dobinë e njeriut në çdo kohë.

https://www.facebook.com/hoxhabedrilika/videos/620332321718370/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit