8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Sputnik, shkrim mbi Ivica Daçiçin dhe zgjedhjet shqiptare në Fitër Bajram: Aspak rastësore!

Më të lexuarat

Pas zgjidhjes së krizave në Shqipëri dhe Maqedoni, duket se Moska zyrtare ka fokusuar zhvillimin e infuencës së saj në Ballkan në dy drejtime, që shfaqet nëpërmjet propagandës ofiensive të portalit Sputnik, i cili publikohet në të gjitha gjuhët e botës.

Sipas panoramës që na jep mbulimi i portalit të Kremlinit, Moska duket se po lufton fort që Ivica Daçiç, pasuesi i Sllobodan Milosheviçit, aktualisht numri dy i qeverisë serbe të emërohet në postin e kryeministrit.

Partia Socialiste e Daçiçit ndodhet në vendin e katërt si parti parlamentare dhe Vuçiç bëri të gjitha përpjekjet që të lirohet nga varësia prej njeriut të Moskës në zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar. Në fund, Partia Progresiste e tij ia arriti që të fitojë e vetme shumicën për të qeverisur.

Por ishte Vladimir Putin që e thirri urgjent në Moskë dhe i kërkoi si kusht të panegocueshëm mbajtjen e Daçicit në kabinet.

Ndërkaq, Angela Merkel i kishte kërkuar kryeministrit serb që në postin numër dy të qeverisë të vendosë liberalin e njohur proeuropian, Çedomir Jovanoviç, i cili kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

Mediat serbe e përflitnin si të mbyllur paktin me Merkelin, por në fund fitoi Putin, pasi Vuçiç kishte deklaruar para Merkelit se nëse avancon në linjën liberale mund të humbte zgjedhjet presidenciale.

Pas fitores së zgjedhjes presidenciale, Vuçiç u thirr sërish nga Putin, vetëm një ditë para votimeve. Nuk dihet se ç’kanë biseduar, por mësohet e i ka përmendur borxhin e madh që Serbia i ka Rusisë, kryesisht si pagesa të furnizimeve me gaz.

Putin kërkoi me forcë që të emëronte Ivica Daçicin si kryeministër, ndërsa presidenti i zgjedhur serb po e vonon këtë emërim.

Ndaj, Daçiç në një shkrim nga Sputnik-u rus ka bërë shantazh ndaj Vuçiçit.

“Po më sulmojnë shumë si njeriu i Putinit dhe armik i Perëndimit, por në fakt unë jam njeriu i Serbisë”, tha Daçiç ndërsa u pyet nëse Aleksandër Vuçiç do t’ja dorëzojë postin e kryeministrit.

I pyetur nëse Vuçiç ka gati planin e shpalljes së zgjedhjes së parakohshme për të shmangur atë, ministri i jashtëm serb tha se askush nuk ka bërë të ditur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e që shtoi se  partia e tij është gati.

“Megjithatë, unë pres që më shumë të intensifikohen bisedimet mbi qeverinë e ardhshme me Vuçiç, si udhëheqës i Partisë Progresiste Serbe, e cila është shtylla kurrizore e qeverisë, që të më dërgojë një propozim për emrin e Kryeministrit, të cilin ne e mbështesim”, tha Daçiç.

Ndërkaq, përveç çështjes së këtij të fundit, rusët nëpërmjet Sputnik kanë nisur dhe një ofensivë ndaj muslimanëve shqiptarë, për të cilët thekson se kanë caktuar jo pa qëllim zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë pikërisht në muajin e Ramazanit.

Dhe Sputnik nuk e quan këtë një rastësi.

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri u vendosën më 25 qershor, pikërisht ditën e fundit  të muajit të Ramazanit dhe festës së Fiter Bajramit. Data e zgjedhjeve u ra dakord pas bisedimeve intensive të partisë në të cilën ndërmjetësuara zyrtarët evropianë SHBA dhe BE”, thekson Sputnik në një shkrim të sajin, në të cilin vazhdon: “Dy të tretat e popullsisë së Shqipërisë janë myslimanë, por vendi ka ortodoksë dhe besimtarët katolikë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit