8.8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Spoti i Bar Refaelit me niqab provokon një stuhi në Izrael, ja si ofendonë myslimanët(Video)

Më të lexuarat

Në ekran shkruhet “A është Irani këtu?”. Dhe kjo ka ngjallur polemika të mëdha në Izrael, teksa imazhi i spotit është supermodelja hebre Bar Refaeli, e cila promovon veshje për markën “Hoodie”, ku është bashkë-pronare. Spoti, i transmetuar në rrjetet kryesore të vendit dhe i publikuar në YouTube, është kritikuar shumë.

Ka nga ata që akuzuan spotin si “racist” dhe të tjerë që në vend të kësaj sulmuan drejtpërdrejt protagonisten duke e akuzuar atë për “injorancë të thellë”.

Spoti reklamë

Skena “sfiduese” zgjat vetëm 20 sekonda dhe fillon me një mbulim të modeles së 33 vjeçares të veshur me niqab (velin e traditës islame që mbulon tërë trupin e gruas).

Pyetja: “A është Irani këtu?” shfaqet në ekran. Pak momente dhe Rafaeli e heq maskën, tregon pamjen sportive dhe fillon të kërcejë, ndërsa fjalët «liria është themelore» shfaqen. Në sfond dëgjohet një këngë që ju fton të “thyeni zinxhirët” dhe gjithmonë kërkoni lirinë.

Kontradiktat në internet

Fillimisht modelja kishte postuar sportin në llogarinë e saj në Instagram ku ka 2.7 milionë ndjekës, por pas polemikave ka vendosur ta fshijë atë. Protestuesit nuk e pëlqyen krahasimin me Iranin dhe akuzuan Rafaelin se ka shfrytëzuar çështjen e statusit të grave për të bërë biznes.

“Kjo është reklama më injorante dhe raciste që unë kam parë ndonjëherë”, shkroi një komentues. “Unë nuk mund ta besoj se është miratuar nga një kompani … jam i neveritur dhe s’kam fjalë”.

Fushata

Përkundër polemikave, imazhi i Bar Refaeli me niqab është shfaqur gjithashtu në tabela në qytetet kryesore izraelite dhe në gazetat lokale.

“Jerusalem Post” shkruan se modelja është vetëm fytyra e parë e fushatës së re “Liria është themelore”. Në javët e ardhshme, në fakt, yjet e tjera lokale si aktorja transgjinore Stav Strashko, prezantuesja televizive Melek Zilbershlag dhe modelja etiopiano-izraelite Tahounia Rubel do të interpretojnë role të reja “në mbrojtje të lirisë.”

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit