Sot, besoj, i kuptuam shumë gjëra

0
332

Hoxhë Bekir Halimi

Sot, besoj, e kuptojmë shumë qartë çka domethënë ajo thirrje e hoxhallarëve dhe tjerëve që të mos korruptohen politikanët edhe pushtetarët!
Sot, besoj, se i korruptuari e ka kuptuar se ç’farë dëmi ka bërë në momentin që ka marr korrupcion për të dhënë leje për ndërtesat që si kanë plotësuar standardet!
Sot, besoj, se ata që kanë mbyllur sytë karshi kësaj rrëmujës urbane, janë bindur se duhet të pendohen për atë kanë bërë!
Sot, besoj, jemi të bindur se të gjithë ne duhet të jemi kundër pushtetarëve të korruptuar dhe nuk do i amnestojmë të korruptuarit e partisë sonë e t’i luftojmë të korruptuarit e partisë tjetër!
Sot, besoj, se të gjithë ne e kemi kuptuar pse bota e zhvilluar ndërton institucionet shtetërore dhe jo klikat brenda partive politike dhe oligarkitë!
Sot, besoj, se krejt e kemi kuptuar se vetëm me drejtësi, mund të zhvillohet një shtet dhe një popull!
Sot, besoj, se e kemi kuptuar qartë se vjedhja, në të gjitha format është e ndaluar fetarisht edhe duhet të sanksionohet ligjërisht pa asnjë tolerancë!
Sot, besoj, se e kemi kuptuar se sa duhet të investohet në lidhjet farefisnore dhe kombëtare dhe se përskaj insistimit të madh të globalizmit dhe postmodernizmit për ti zbehur këto lidhje, ato ishin shumë të theksuara në këtë krizë që kaloj kjo pjesë e popullit tonë!
Sot, besoj, se e keni kuptuar pse fetë në përgjithësi dhe Islami në veçanti i japin rëndësi shumë të madhe kujdesit për lidhjet farefisnore!
Sot, besoj, se e keni kuptuar ç’farë roli vendimtar luan besimin për të ndihmuar njeriun në tejkalimin e sprovave dhe sfidave të mëdha me të cilat ballafaqohet në jetë!
Sot, besoj, se e keni kuptuar se ata hoxhallarë që i apostrofinin për rrezik potencial, ata i akuzonin për gjëra të paqena, mu ata ishin të parët në shërbim dhe ndihmë të popullit!
O sot o kurrë, duhet të ndalemi dhe nga ky tërmet, përveç dëmeve të mëdha që fituam, të fitojmë edhe një zgjim, reflektim dhe një këndjellje për të ndryshuar dikursin e veprimit dhe botëkuptimin e jetës!
Allahu na mbuloftë me Mëshirën e Tij!