Skandaloze: Këndon dhe bombardon afganët (Video)

0
52

Ueb-faqja LiveLeak ka postuar video-incizimin në të cilin një pilot amerikan godet me raketë civilët një grup burrash afganë, ndërsa gjatë asaj kohe këndon këngën “Bye-bye Miss American Pie”. Incizimi është bërë me kamerën e helikopterit Apache AH64, nga skuadroni 101.

Pas analizimit të xhirimit, LiveLeak thotë se viktima ishin fermerë të pafajshëm që e gjejnë veten në mes të rrugës. Ata janë goditur me raketat Hellfire, që peshojnë një kilogram. Aty tek koha 1:38s e incizimit, para se sulmi të bëhet, dëgjohet piloti që këndon dhe në fund thotë “Nice” (mirë). Nëse kjo video vërtetohet se është autentike, kjo mund të dëmtojë më tej imazhin e forcave të huaja në një vend ku tashmë ka mëri për shkak të vdekjes së civilëve, dhe perceptimit – mes shumë afganëve – se trupat amerikane nuk kanë respekt për kulturën dhe popullin e këtij vendi, shkruan “Guardian”. Video mendohet se është bërë në provincën Wardak, në juglindje të kryeqytetit Kabul, në shtator 2009. Postimi në LiveLeak për viktimat thotë: “Fermerët pafajshëm që mbollën fara të lulëkuqeve në mes të rrugës”. Sipas deklaratave amerikane, burrat janë parë tek gërmojnë në rrugë, ndaj ka të ngjarë të kenë rënë nën dyshimin se janë kryengritës që instalojnë bomba të punuara me dorë, e që janë armët kryesore të talebanëve. Në qoftë se ushtria amerikane ishte e bindur se i ka identifikuar ata si kryengritës, ato bomba janë vendosur për t’i vrarë ata. Por, zyrtarët afganë kanë akuzuar në të kaluarën për vrasjen fermerëve dhe njerëzve që punojnë në kanale të ujitjes, duke menduar se synonin të vrisnin njerëzit me mina tokësore. “Ne jemi të vetëdijshëm për videon që është postuar e që është xhiruar nga helikopteri gjatë misionit në Wardak”, ka thënë Crighton Martin, zëdhënës i misionit të NATO-s (ISAF) në Afganistan. “Fatkeqësisht, video nuk ka datë që do të na mundësonte ta vendosim menjëherë në kontekst. Megjithatë, ndonjë përshtypje e pahijshme në video nuk përfaqëson shërbimin profesional që e përbëjnë pjesëtarët e koalicionit ISAF.” Në prill, “Los Angeles Times” botoi fotografitë ku ushtarët amerikanë pozojnë me trupat e afganëve të vrarë në jug. Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar hetim për këtë rast. Në mars, një ushtar amerikan vrau 16 civilë gjatë të shtënave të tij në një natë. Dhuna vdekjeprurëse shpërtheu në shkurt, gjatë djegies së kopjeve të Kuranit nga ana e trupave amerikane. Në janar, një video ka shfaqur marinsat duket urinuar në kufomat e talebanëve, ndërsa vitin e kaluar një grup ushtarësh janë dënuar për vrasjen e tre civilëve afganë – pa arsye. Në këtë video, pasi bomba godet grupin, të mbijetuarit shpërndahen ndërsa nga helikopteri drejtohet mitralozi. /Telegrafi/kohaislame