20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Skandal: Protestat e “patriotëve maqedonas” financohen me para të buxhetit, e din edhe BDI-ja!?

Më të lexuarat

Shoqata me parashtesën SH.P.M. (Shoqata Patriotike Maqedonase), masovikisht kanë filluar të paraqiten nëpër Maqedoni pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes të cilës paralajmëroi desorosoizim dhe formim të organizatave joqeveritare që financohen nga buxheti.

Kjo do të thotë se protestat që organizojnë “patriotët maqedonas” kundër gjuhës shqipe, në fakt sponsorizohen edhe nga para të shqiptarëve që derdhen në buxhet.

BDI është e njoftuar për këtë, por nuk ka fuqi të ndikojë, ose ndoshta i konvenon që protestat kundër Platformës Shqiptare të jenë sa më masovike, kanë thënë disa burime qeveritare. Përfaqësuesit e kësaj partie nuk preferojnë të prononcohen për mediumet e pavarura shqiptare, duke preferuar vetëm mediumet maqedonase dhe mediumet në gjuhën shqipe që përkrahin politikën e tyre dhe të VMRO-DPMNE-së.

Ky skandal doli në shesh bashkë me informatën e publikuar në PlusInfo, se ka plasur sherri mes shoqatave patriotike maqedonase që u paraqitën kohën e fundit, për shkak se vetëm disave prej tyre u janë transferuar para për aktivitetet e zhvilluara.

Sipas burimeve të mirinformuara, një shoqate në Prilep i janë transferuar para në llogari për organizim të aktiviteteve lidhur me protestat, gjë kurse shoqatave tjera nuk u janë transferuar. Ky ka qenë shkaku për përplasje mes shoqatave, që ka rezultuar me humbje të masovitetit në protestat “Për Maqedoninë e Përbashkët” që zhvillohen edhe në qytete tjera të Maqedonisë, përveç Shkupit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit