Siri: 80 të vrarë dhe 400 të plagosur

0
48

Pesëdhjetë e pesë u vranë dhe rreth 400 të tjerë u plagosën në dy shpërthime të fuqishme e të njëpasnjëshme që tronditën kryeqytetin sirian të enjten, tha ministria e brendshme e Sirisë, si edhe qeveria dhe opozita fajësojnë njëra tjetrën mbi shkakun e shpërthimeve.

Aktivistët siriane kanë bërë thirrje që të premten,në Damask të mbahen demonstrata masive anti-regjim pas sulmeve vdekjeprurëse që ata thanë se janë kryer nga regjimi. Së paku 37 njerëz të tjerë ndaras nga ky sulm janë vrarë nga forcat siriane në të gjithë vendin të enjten, thanë për Al Arabiya aktivistët në Komitetet Lokale të Koordinimit.
Televizioni shtetëror sirian njoftoi se dy “sulmet” që vranë dhe plagosën dhjetra njerëz në autostradë, kanë ndodhur në kohën kur njerëzit ishin nisur në punë dhe fëmijët në shkollë.”
Gjeneral Majori Mood Robert, shefi i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, vizitoi vendin për të studiuar pasojat, raporton korrespondenti i Al Arabiya.
Haitham al-Maleh, i Këshillit Kombëtar të opozitës siriane, e akuzoi regjimin në Damask për organizimin e bombardimeve, ndërsa një aktivist sirian me bazë në Londër dhe gazetari Bassam Jaara i përshkroi shpërthimet si “përgjigje e regjimit ndaj OKB-së që dënoj aktet e saj.”
Samir Nashar, nga ekzekutivi i Këshillit Kombëtar Sirian , tha se, “regjimi është prapa kësaj.”
Ai i tha AFP Qëllimi i shpërthimeve ishte për të dërguar një paralajmërim për vëzhguesit e OKB-së, që monitorojnë një armëpushim fragjil në Siri, që ata janë në rrezik dhe për të bërë përshtypje në komunitetin ndërkombëtar se regjimi u është duke u ndeshur me “terroristë”.
Damasku ka qenë objekt i një numri të bombave në muajt e fundit, muaj në të cilin President Bashar al-Assad është përballur me një revoltë edhe më të fortë kundër regjimit të tij të cilat, revoltë të cilën forcat e tij po përpiqen për ta shtypur.

Shpërthimet erdhën një ditë pas një sulmi me bombë mbi një konvoj të vëzhguesve të OKB-së në qytetin jugor të Daraa, i cili ka plagosur gjashtë trupa siriane që shoqëronin automjetet.
Duke iu përgjigjur sulmit në Daraa, udhëheqësi i OKB, Ban Ki-mun paralajmëroi qeverinë e Sirisë dhe opozitën se roli i OKB nuk është vetëm se një “dritare e shkurtër” për të shmangur luftën civile dhe tregoi se e ardhmja e misionit vëzhgues të armëpushimit ishte në dyshim.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se pothuajse 12,000 njerëz, pothuajse të gjithë civilë, janë vrarë në Siri që nga fillimi i revoltës, revoltë që u frymëzua nga kryengritjet Pranverore arabe, që shpërthyej në mars të vitit të kaluar.
Rreth 800 prej tyre kanë vdekur vetëm pas arritjes së vëzhguesve nga OKB-ja për të mbështetur armëpushimin e hyrë në fuqi më 12 prill.
Opozita akuzon forcat e regjimit për shpërthimet, ku bëjnë përpjekje për të diskredituar protestuesit që janë duke kërkuar largimin e Asadit.