4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Si ta përgatisni veturën tuaj për shitje?

Më të lexuarat

Keni vendosur që ta shisni veturën tuaj? Si ta përgatitni atë për shitje? Si ta fotografoni? Si ta shisni me çmim më të mirë të mundshëm?

Ne do të përpiqet që t’ju japë disa udhëzime bazike kur është fjala për të shitur veturën.

Para se gjithash, ne ju sugjerojmë që të gjitha këshillat për të përgatitur veturën për shitje t’i kuptoni mirë, sepse për shitjen e një Golf 2 nuk do të zbatoni metodat e njëjta sikur, për shembull, kur shisni një BMW 530d katër vjet të vjetër.

Gjithashtu, disa vetura janë jashtëzakonisht në gjendje të keqe, ndërsa disa të tjera në gjendje shumë të mirë. Kjo do të thotë se trajtimi i veturave në gjendje të keqe nuk do t’ju ndihmojë shumë, ndërsa për veturat në gjendje të mirë nuk keni nevojë që t’i trajtoni shumë.

Në vijim Koha ju sjellë disa nga këshillat se si të përgatisni veturën tuaj për shitje.

Pastroni veturën,
Pastroni thellësisht veturën,
Pastroni rrotat,
Pastroni motorin,
Pastroni kondicionerin e ajrit,
Rregulloni ulëset,
Rregulloni timonin,
Rregulloni dorezën e ndërruesit të shpejtësisë,
Rregulloni tavanin e veturës,
Sigurohuni që xhami i përparmë i veturës të jetë në gjendje të mirë,
Sugjerohet që vetura juaj të ketë rrotat nga alumini,
Sigurohuni që gomat të shkëlqejnë,
Instaloni pajisje shtesë në veturën tuaj, do të rrisë çmimin e saj,
Kontrolloni presionin e gomave,
Sigurohuni që vetura të mos ketë asnjë gërvishtje,
Është mirë t’i jepni shkëlqim ngjyrës së veturës suaj,
Sigurohuni që dritat të jenë në gjendje të mirë,
Nëse e vendosni veturën tuaj për shitje në internet, sigurohuni që të bëni më shumë fotografi, sa më të bukura, të eksterierit dhe interierit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit