9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shqiptarët po i le zemra. Mbi 10 persona në ditë pësojnë infarkt

Më të lexuarat

Të dhënat e kontrollit bazë shëndetësor nga mosha 35-70 vjeç kanë nxjerrë në dukje sëmundshmërinë në popullatë.

Sëmundjet kardiovaskulare renditen në vend të parë. Në vend të dytë sëmundjet endokrine përfshirë diabetin dhe në vend të tretë sëmundjet e mushkërive.

Dhe për herë të parë nga check-up janë evidentuar dhe rastet e reja në një vit, ku numërohen 388 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare dhe 3800 persona pësojnë infarkt në një vit.

Nga këto të dhëna rezultojnë se qytetet si Korça, Fieri dhe Berati kanë incidencën më të lartë të pacientëve me probleme kardiovaskulare, ndërkohë që me incidencë më të ulet janë qytetet si Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Sipas mjekëve kjo lidhet dhe me përmirësimin e stilit të jetesës dhe kujdesit për veten. Por gjithsesi hipertensioni konsiderohet si vrasësi më i madh i shqiptarëve.

“Kjo sëmundje ndikon tek të gjithë organet tek zemra, veshkat e sytë”, thotë Artan Goda, shef i shërbimit të kardiologjisë/dita

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit