16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shkencëtarja kosovare që zbuloi proteinën LL

Më të lexuarat

Mirushe Gashi-Miftarin e dallon diçka nga të gjithë biologët tjerë të botës. Askush nga ta më përpara nuk kishte vërejtur ekzistencën e një proteine tek kurrizorët e ulët dhe te kurrizorët e lartë. Shqiptarja nga Prishtina po.

Gashi-Miftari (e lindur në Prishtinë) zbulimin e saj e ka bërë në Norvegji te Universiteti i Bergenit në vitin 2009. Proteina e detektuar është emëruar LL (ose leukolektin).

Hulumtuesja e sotme e kompanisë biomjekësore norvegjeze “AquaBiotechnology” është e doktoruara e parë në lëmin e biologjisë molekulare nga Universiteti i Prishtinës.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ka treguar se në Norvegji arritja e saj shkencore është mirëpritur. “Për këtë është shkruar artikull në shtypin norvegjez, duke u cilësuar si një e mbërritur në Universitetin e Bergenit. Njëkohësisht, është potencuar si lajm në televizionin shtetëror norvegjez (NRK)”, ka thënë ajo.

Gashi-Miftari në Norvegji kishte shkuar në vitin 2003 me një grant gjashtëmujor nga Këshilli Shkencor Norvegjez KSHN /koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit