12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Shefi i NATO-s Stoltenberg: Maqedonia në Aleancë, pas implementimit të Marrëveshjes së emrit

Më të lexuarat

Maqedonia do të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike, gjatë Samitit të NATO-s që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë shtypi përpara nisjes së samitit të Aleancës Veri-atlantike, rikonfirmoi se Maqedonisë do t’i jepet ftesa për anëtarësim.

Sipas Stoltenbergut, pas arritjes së marrëveshjes historike me Greqinë, Shkupit do t’i jepet ftesa, por pa finalizimin e marrëveshjes anëtarësimi nuk mund të ndodhë.

Ai tha se pret që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë të bëhet anëtare fuqiplote e Aleancës Veri-atlantike me emrin Republika e Maqedonise se Veriut.

“Momentin që Marrëveshja është e finalizuar dhe zbatuar ne do e ftojmë Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e NATO-s, me emrin e saj të ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Dera e NATO-s është dhe do të mbetet e hapur”, deklaroi Jens Stoltenberg.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit