4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SHBA vendos kreun politik të Hamasit në listën e “terroristëve”

Më të lexuarat

Qeveria e SHBA-ve ka njoftuar se ka vendosur në listën e “terrorizmit global” kreun politik të Hamasit Ismail Haniye, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim me shkrim nga Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se Haniye është vendosur në listën e “terroristëve global të rregulluar në mënyrë të posaçme”.

Përveç Haniyes, në listën e “terrorizmit global” janë vendosur edhe organizatat si Lëvizja Sabirin, Liva Sevra dhe HASM.

Në njoftim është edhe deklarata e Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. Ai pretendon se “Në listë janë shtuar personat apo grupet, njëri i cili menaxhohet drejtpërdrejt nga Irani dhe dy të tjerë me mbështetje nga Irani”. Tillerson po ashtu pretendon se këta persona apo grupe “Kërcënojnë paqen në Lindjen e Mesme, minojnë procesin e paqes dhe kryejnë sulme ndaj Izraelit dhe Egjiptit”.

Në deklaratë thuhet se Lëvizja Sabirin kryen aktivitete në rajonin e Gazës si një strukturë e mbështetur nga Irani dhe se Liva Sevra dhe HASM janë organizatë aktive në Egjipt.

– Departamenti i Thesarit merr vendim për sanksione

Ndërkohë edhe Byroja e Kontrollit të Aseteve të Huaja (OFAC) pranë Departamentit Amerikan të Thesarit ka vendosur Ismail Haniyen në listën e sanksioneve.

Në një deklaratë me shkrim thuhet se Haniye si dhe organizatat e quajtura Lëvizja Liva Sevra, Lëvizja Sabirin dhe HASM janë vendosur në listën e sanksioneve.

– Hamasi hedh poshtë vendimin amerikan

Hamasi ka hedhur poshtë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) me të cilin lideri i kësaj organizate Ismail Haniyeh është vendosur në listën e terroristëve.

Në njoftimin e Hamasit theksohet se ky veprim paraqet një zhvillim të rrezikshëm.

Në njoftim thuhet më tej se vendimi amerikan paraqet shkelje flagrante të të drejtës ndërkombëtare, e cila siç theksohet, popullit palestinez i mundëson që të mbrojë veten nga pushtimi izraelit dhe të zgjedh liderët e saj.

“Ky vendim flet qartë se Amerika merr anë në pushtimin izraelit dhe mundëson mbulesë zyrtare për krimet izraelite kundër popullit palestinez”, thuhet në njoftim, ku theksohet vazhdimi i luftës së paluhatur të Hamasit ndaj pushtimit të Izraelit.

“Kjo nuk do të na zbraps nga obligimi që kemi ndaj popullit tonë dhe çlirimit të territorit tonë dhe qyteteve të shenjta”, thuhet në njoftimin e Hamasit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit