“SHBA-të kanë rritur ndjeshëm sulmet kibernetike ndaj Rusisë” Trump reagon ashpër ndaj “New York Times”

0
48

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj të përditshmes “New York Times” për artikullin e saj në të cilin pretendon se SHBA-të kanë instaluar softuer me qëllim për sulme kibernetike ndaj rrjeteve ruse të energjisë elektrike.

“A mund të besoni, e pasuksesshmja ‘New York Times’ sot bëri lajm se SHBA-të kanë rritur ndjeshëm sulmet kibernetike ndaj Rusisë. Kjo është një tradhti virtuale që një gazetë dikur e madhe ka rënë brenda saj për një lajm edhe pse ai është i keq për vendin tonë. Gjithashtu nuk është as edhe e vërtetë. Sot, gjithçka shkon me mediat tona të korruptuara. Ata bëjnë dhe thonë gjithçka pa menduar për pasojat më të vogla. Këta janë frikacakë të vërtetë dhe natyrisht armiqtë e popullit”, tha Trump në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter.

Në shkrimet e saj të cilat i bazon në intervistat me ish-zyrtarë dhe zyrtarë në detyrë aktive në qeveri, “New York Times” pretendon se nga Komanda e Sigurisë Kibernetike e SHBA-ve (CYBERCOM) në kundërpërgjigje të ndërhyrjes së Moskës në zgjedhjet e SHBA-ve, janë dërguar kode të fshehta amerikane kompjuterike tek centralet elektrike të Rusisë dhe ndaj objektivave tjera në vend.

Po ashtu pretendohet se përgatitjet në fjalë kundër rrjeteve elektrike ruse janë realizuar pa iu paraqitur Trumpit për miratim./AA