14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

SHBA, një shkollë katolike në mbështetje të muslimanëve

Më të lexuarat

Pas sulmit të armatosur në qytetin San Bernardino të SHBA-ve ku humbën jetën 14 persona, në mbarë vendin janë rritur krimet e urrejtjes, ndërsa nxënësit e një shkolle katolike në Kaliforni zhvilluan një vizitë mbështetjeje në një shkollë private të muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Nxënësit e shkollës katolike Hawthorne St. Joseph për të reaguar kundër thirrjeve anti-islame, vizituan shkollën muslimane Al-Huda, ku dhanë mesazhe të paqes dhe bashkimit.

Nxënësit të cilët hynë në shkollë me një pankartë ku ishte shkruar “Të duam njërin tjetrin” me nënshkrimet e qindra nxënësve, u pritën me lule nga shkolla pritëse.

Përfaqësuesja e shkollës katolike St. Joseph, Emily Noble duke dhënë mesazh bashkimi në fjalimin e saj tha: “Dua që të gjithë ta dinë se ne këtu jemi për ju, ju nuk mund të përjashtoheni, nuk mund të ekspozoheni ndaj ekstremizmit, sepse ky nuk është mesazhi i Zotit”, tha ajo.

Nxënësja e klasës së tetë të shkollës muslimane Al-Huda, Noor Badri duke marrë fjalën tha se “Fatkeqësisht ne pasqyrohemi gabimisht. Islami është feja e paqes, shpresoj se krejt bota do ta kuptojë këtë”.

Nga ana tjetër prifti i kishës katolike St. Joseph, Greg King i cili i shoqëroi nxënësit në vizitën e tyre në shkollën muslimane mbajti një fjalim. “Shërimi dhe paqja janë frutet e dashurisë së Zotit. Frutet e frikës, ndarjes dhe dhunës lindin nga e keqja dhe janë gabim. Shpresoj se ata që e përdorin emrin e Isa-s në keqësitë e tyre, të vetëdijësohen dhe të orientohen kah paqja dhe shërimi”, u shpreh Greg King.

Pas qëndrimit të nxënësve në shkollën muslimane, të gjithë së bashku u përqafuan dhe e kënduan këngën “Zoti e bekoftë Amerikën”.

Shkolla muslimane Al-Huda e Qendrës Islame Hawthorne, pas sulmit të San Bernardino-s ishte dy herë shënjestër e sulmeve të urrejtjes me shkrim dhe gojarisht ku pas sulmit të parë të kërcënimit shkolla ishte mbyllur dy ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit