14 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Serbia kërcënon Kosovën me ndërhyrje ushtarake në rast të themelimit të ushtrisë së rregullt

Më të lexuarat

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka paralajmëruar të mërkurën se themelimi i ushtrisë së rregullt të Kosovës mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake të Beogradit…

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka paralajmëruar të mërkurën se themelimi i ushtrisë së rregullt të Kosovës mund të provokojë një ndërhyrje ushtarake të Beogradit.

“Unë shpresoj se kurrë nuk do të duhet ta përdorim ushtrinë tonë për një ndërhyrje të tillë, por kjo është aktualisht një nga opsionet në tryezë, pasi nuk duam të shikojmë nga jashtë një spastrim etnik”, deklaroi ajo para gazetarëve në kryeqytetin serb.

Kuvendi i Kosovës do të votojë më datë 14 dhjetor për të transformuar në një ushtri të rregullt Forcën e Sigurisë prej 4.000 trupash, por të armatosur lehtë.

Politikanët serbë ngrenë vazhdimisht në rend të ditës tezën se në rast të formimit të një ushtrie të rregullt, pakica serbe në Kosovë mund të dëbohet jashtë kufijve përmes forcës ushtarake.

Ndërsa autoritetet e Kosovës, të cilët po bëjnë përpjekje për të marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, e refuzojnë katërçipërisht këtë tezë të palës serbe.

Republika e Kosovës u nda nga Serbia duke shpallur mëvetësinë njëanësisht më 17 Shkurt 2008. Deri më tani ajo është njohur nga mbi 100 shtete.

Kurse Serbia, edhe pse vazhdon ta konsiderojë ende Kosovën si një pjesë të territoreve të saj duke mos e njohur atë si një shtet të pavarur, është ulur prej tashmë 5 vitesh në tavolinën e bisedimeve me autoritetet e Prishtinës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Më 19 prill 2013, kryeministrat e atëhershëm të këtyre dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, nënshkruar në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës “Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, një dokument i cilësuar si “historik” nga Bashkimi Evropian dhe komuniteti ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka përshkruar idenë e themelimit të një ushtrie të rregullt të Kosovës si të paafatshme.

“Një veprim i tillë shkon kundër këshillës së shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm euroatlantik të Kosovës”, ka thënë Stoltenberg në Bruksel.

Ai gjithashtu i ka cilësuar si “ndarëse” tarifat e paraqitura nga Prishtina duke shtuar se hapat e tilla po bëjnë “edhe më të vështirë dialogun ndërmjet BE-së dhe Serbisë”.

Stoltenberg u bëri thirrje të dyja palëve që t’u shmanget hapave dhe deklaratave provokuese, si dhe të kërkojnë kompromise nëse duan të lëvizin “drejt një të ardhmeje më të mirë”.

Shefja e Beogradit zyrtar ka bërë me dije se rritja e tarifave do të ndalonte tregtinë me Kosovën duke i kushtuar Serbisë rreth 42 milionë euro në muaj, por Presidenti Aleksandar Vuçiç ka theksuar se nuk do të ketë kundërmasa.

BE-ja ka kërkuar nga Beogradi dhe Prishtina që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet territoriale dhe të tjera të pazgjidhura, si kusht për vazhdimin e avancimit drejt anëtarësimit në Union.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit