Sekretet e vizitës së Erdoganit, avionët turq përplasen me ata grekë që në ajër, 200 dhoma për delegacionin

0
661

Qysh në ajër” e kanë kapur mediet greke shkeljen e bërë nga dy avionë ushtarakë “F16” të flotës turke, të cilët kanë shoqëruar “Airbus 320”-n e presidentit Erdogan prej Ankarasë drejt Athinës, duke u futuruar në hapësirën ajrore të Greqisë mbi ishullin Hios, pa bërë të njohur sipas rregullit planin e fluturimit. Me të parë tre F-16-at greke, ata u tërhoqën për t’ia lënë më pas vendësve në dorë sigurinë e presidentit të tyre. Por gjatë komunikimit me pilotin e avionit presidencial, ai u ankua se nuk kishte nevojë për avionët grekë.

Përshtypje të mëdha, para se të zbriste Erdogan në aeroprotin “Eleftherios Venizelos”, kanë shkaktuar valixhet e shumta dhe kostumet që personeli i udhëheqësit turk ka transportuar nga avioni në makinat shoqëruese, për t’i çuar më pas në hotelin “Grand Britania” në sheshin “Sintagma”, 200 dhomat e të cilit u prenotuan tërësisht për delegacionin e tij.

Ndërkohë, para Presidencës greke, kamerat fotografonin përgatitjet e fundit për shtrimin e tapetit të kuq, ndërsa dy togerë bënin vërejtjet e tyre ndaj trupave të Gardës Presidenciale, të ashtuquajturit evzonë.

Nga objektivët e fotografive nuk shpëtuan bashkëshortet e Tsiprasit dhe Erdoganit, që pas anulimit të programit të tyre te Muzeu i Akropolit lanë takim për një çaj.

Përshtypje ka bërë edhe Mercedesi i blinduar i Recep Tayyip Erdoganit, i përdorur sivjet për herë të parë, i njëjti tip i automjetit që përdor edhe Kancelarja gjermane Merkel.

Mbi gjithçka është komentuar “ping pong”-u politik që do të mbahet mend në konferencën e përbashkët për shtyp, ku Erdogan dhe Tsipras, pa maska diplomatike lëshonin zjarr, duke mbrojtur hapur dhe pa dorashka ato që besojnë, ndërsa njëkohësisht edhe rrjetet sociale morën flakë në Ankara dhe Athinë.