9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Sauditët, plan për t’i thënë stop shpërdorimit të ushqimit: gjobë po e le në pjatë!

Më të lexuarat

Këshilli Shura i Arabisë Saudite po shqyrton mundësinë e vënies së një gjobe të rrallë, në rast të hëdhjes së ushqimit, njoftoi gazeta saudite Okaz.

Anëtari i Këshillit Shura, Ahmed Al-Mefreh ka propozuar një sërë rregullash dhe gjobash që kanë për qëllim parandalimin e mbeturinave ushqimore, e përkthyer kjo si abuzim me ushqimin, shpërdorim i tij. Legjislacioni i propozuar prej 13 nenesh pritet të diskutohet pas Kurban Bajramit.

Nëse miratohet, legjislacioni i ri do të përcaktojë një gjobë për çdo individ ose familje që lë mbetje ushqimi në pjatat e tyre pas ngrënies në restorante. Shuma propozohet të jetë 20 përqind e faturës së lëshuar nga një restorant i cila do t’i shtohet faturës përfundimtare.

Një numër i anëtarëve të Këshillit Shura propozuan anulimin e gjobës në rastet kur pas ngrënies në restaurant, familja apo individi vendos që të marrë mbetjet e ushqimit me vete në shtëpi.

Rregulloret e reja do të zbatohen në restorante, hotele, sallat e dasmave dhe vende të tjera publike ku mbahen festimet dhe ngjarje të ndryshme, dhe qëllimi është që të ulet shpërdorimi i ushqimit dhe rritja e ndërgjegjësimit për këtë.

Këshilli Shura propozon dhe krijimin e një Këshilli Kombëtar për parandalimin e mbeturinave ushqimore. Kjo instancë do të ishte e lidhur me Ministrinë e Punëve Sociale dhe do të ishte përgjegjës për zbatimin e rregullave të reja, mbikëqyrjen e zbatimit të gjobave dhe lëshimin e lejeve për festimet dhe ngjarje të ndryshme.

Në finale qëllimi është që asgjë mos shkojë dëm dhe ushqimi mos përfundojë i hedhur me status “mbeturine”, por të transferohet tek nevojtarët. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit