14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Samiti Botëror Hallal vazhdon punimet në Stamboll

Më të lexuarat

Samiti Botëror i Produkteve dhe Shërbimeve Hallall ka vazhduar të premten në Stamboll me një konferencë shkencore mbi ushqimin hallall.

Në Qendrën e Panaireve dhe Arteve “Euroazia” (Avrasya) në Lagjen Yenikapi të Stambollit vazhdon “Samiti Botëror Hallall 2018 dhe Panairi i 6-të Halal Expo i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC)”. Aktiviteti realizohet nën kujdesin e veçantë të Presidencës turke në bashkëpunim me Institutin e Standardeve dhe Meteorologjisë të Vendeve Islame (SMIIC), Qendrën e Zhvillimit të Tregtisë Islame (ICDT) dhe “Discover Events”.

Me pjesëmarrjen e akademikëve vendas dhe të huaj në ditën e dytë të samitit u mbajt një konferencë shkencore me titull “Zgjidhjet shkencore, akademike dhe inovative për problemet në sektorin e prodhimeve hallal”.

Çështje të rëndësishme dhe zhvillimet e fundit në sektorin “Hallall” u trajtuan në seancat që u organizuan në kuadër të konferencës nën titujt: “Ushqimi hallall”, “Punimet në lidhje me mishin prerjen hallall”, “Laboratori dhe verifikimi i produktit hallall”, “Zinxhiri i furnizimit të produkteve hallall, ushqimi hallall për kafshët dhe produktet e lëkurës hallall” si dhe “farmacia hallall”.

Nga ana tjetër vazhdon të presë vizitorët dhe të interesuarit edhe Panairi “Expo Halal”, i organizuar si pjesë e samitit me pjesëmarrjen e kompanive që operojnë në këtë sektor.

Sot sektori ka një madhësi prej 4 trilionë dollarësh dhe brenda 5 viteve pritet të rritet me 5-10 për qind. Ndërsa shpërndarja e nënsektorëve hallall është e tillë: 2 trilionë dollarë i zë nënsektori i financave, 1 trilion dollarë ai i ushqimit, 250 miliardë dollarë është vëllimi i nënsektorit të turizmit dhe 750 miliardë dollarë zënë nënsektorët e tjerë.

Aktiviteti do të vazhdojë deri të dielën, 2 dhjetor, dhe pritet që të vizitohet nga më shumë 40.000 vizitorë vendas dhe të huaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit