4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rriten sulmet ndaj muslimanëve në Gjermani

Më të lexuarat

Kryetari i Këshillit Qendror të Muslimanëve në Gjermani (ZMD), Aiman Mazyek ka deklaruar se pas sulmeve terroriste në Gjermani janë rritur sulmet ndaj grave të mbuluara, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një intervistë për gazetën “Die Welt”, Mazyek ka nënvizuar se pas sulmeve terroriste “qëndrimet armiqësore” ndaj muslimanëve në Gjermani janë rritur.

“Efektet e sulmeve terroriste ndihen në jetën e përditshme të muslimanëve gjermanë. Gratë me shami i pështyjnë, i fyejnë dhe i persekutojnë” ka thënë Mazyek dhe më pas ka shtuar se populli i Gjermanisë duhet të jetë i bashkuar në këtë pikë. Ai ka thënë se muslimanët duhet të marrin masa për këtë situatë, por ka shtuar gjithashtu se ata nuk janë në gjendje ta bëjnë një gjë të tillë.

Mazyek në fjalën e tij ka thënë se janë shumë të kënaqur që ndërrimi i viteve kaloi në qetësi si rrjedhojë e masave të marra nga policia.

“Të gjithë ata që vijnë nga Afrika veriore nuk mund të quhen fajtor”

Duke prekur edhe diskutimet në lidhje me përdorimin e fjalës “Nafri” e cila sipas tij e ka prejardhjen nga fjala “Nordafrikaner”, Mazyek në vijim ka shtuar: “Kjo fjalë është njësoj sikur ti thuash një personi nga Afrika veriore fajtor. Nëse përdoret në këtë mënyrë është e barabartë me një racizëm. Është e rëndësishme që fakti se policia e Köln-it është distancuar nga kjo gjë. Normalisht duhet të themi çdo gjë ashtu sikurse është, por jo të gjithë ata që vijnë nga Afrika e veriut janë fajtor.”

Policia e Köln-it kishte përdorur në një deklaratë në Twitter fjalën “Nafri” duke nënkuptuar të ardhurit nga Afrika e veriut. Ndërkohë pas reagimeve Drejtori i Policisë së Köln-it Jürgen Mathies, kërkoi falje për përdorimin e kësaj fjale. /AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit