Rrëmbehet personi në Malishevë, e lidhin për shtyllë

0
46

Një tjetër ngjarje rrënqethëse në rrethin e Malishevës. Njerëzit kanë marrë në duar ti zgjidhin mosmarrëveshjet. Sipas policisë, rreth orës 22:15 min, policia në Malishevë është informuar për një rrëmbim të një personi në fshatin Carrallukë nga ana e dy personave të dyshuar të cilët tanimë janë arrestuar nga policia e Malishevës.


“Viktima me dhunë është dërguar në një mal, në varreza të fshatit dhe aty është lidhur me tel për një shtyllë elektrike. Policia pas një hetimi ka ndërmarrë një operacion operativo-taktik me ç’rast ka arrestuar dy të dyshuarit, ndërsa viktima ka shpëtuar dhe është në gjendje të mirë” thuhet në një komunikatë.
Sipas hetuesve, dyshohet se rrëmbimi është kryer për të ushtruar presion ndaj viktimës për kthimin e një borxhi./ideksonline/kohaislame