7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Foshnjet bullgare shiteshin për 20 mijë euro në Itali

Më të lexuarat

Karabinierët arrestojnë një çift bullgarë dhe një shtetas italianë

Fëmijë bullgarë të sapolindur u shiteshin në Itali çifteve sterilë. Skandali është zbuluar nga karabinierët italianë të Mondragone (Ce), provinca e Casertës, në të cilët kanë arrestuar një çift bullgarë dhe një shtetas italian me akuzën e shitjes së dy fëmijëve të sapolindur.

Ndërkaq karabinierët italianë kanë arritur të zbardhin skemën e “tregtisë”. Gratë shtatzëna bullgare lindnin në Itali dhe më pas, fal ndërmjetësve, ua shisnin bebet disa ditësh çifteve italiane, të cilët nuk mund të kishin fëmijë. Për çdo fëmijë paguhej rreth 20 mijë Euro. Gratë lindnin në një klinikë apo spital të zonës dhe pas kësaj shfaqeshin disa burra, që njihnin atësinë e fëmijës dhe bënin regjistrimin. Për momentin janë zbardhur dhe dokumentuar me fakte dy shitje bebesh.

Hetimet kanë nisur në gusht të 2009 dhe janë iniciuar pas disa telefonatave anonime. Ndërkaq në hetime janë përfshirë edhe dy prindër, që sipas policisë, kanë falsifikuar dokumentet e atësisë së dy bebeve/gazeta-shqip/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit