10.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrahet keq babai që shiti të bijën 6-vjeçe për një burrë 55-vjeç, i cili i në këmbim i kishte dhënë një dhi 

Më të lexuarat

Një burrë 55-vjeç është arrestuar nën dyshimin se ishte martuar me një vajzë që ishte vetëm 6-vjeçe – në këmbim të një dhie.
Seyed Abdolkarim ishte arrestuar menjëherë nga policia, në momentin që është konstatuar se ishte martuar me një fëmijë në një ceremoni fetare, transmeton Telegrafi.
Raportohet se fëmija ishte shitur nga babai i saj, i cili gjithashtu është arrestuar nga polici,a pasi dyshohet se e kishte shkëmbyer të bijën për një dhi, oriz, qaj, sheqer dhe vaj gatimi.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, babai i fëmijës është munduar të arsyetohet duke thënë se kishte pasur probleme financiare dhe nuk kishte mundur ta mbajë familjen, dhe në shkëmbim të vajzës ai kishte fituar bukën e gojës për të paktën një muaj.
Një video që po qarkullon në internet të cilën e ka realizuar Fawad Ahmady që punon për Observatorin për të drejtat e njeriut, shfaq momentin kur babai i vogëlushes Gharibgol arrestohet, derisa në ato momente disa gra e sulmojnë atë për faktin se kishte shitur të bijën.
Ndërsa burri i vogëlushes, i ka thënë policisë se i kishte premtuar babait të saj, se nuk do të ketë marrëdhënie seksuale me të derisa të mbush 18 vjet.
E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në provincën Ghor. 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit