16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rexhepi: Institucionet Maqedone po sillen në formë jo humane me refugjatët

Më të lexuarat

Jasmin Rexhepi nga organizata jo qeveritare “Legis” reagoi për tretmanin e fundit ndaj refugjatëve në Gjevgjeli. Sipas tij, refugjatët në këto kohë të ftohta dimri po ngrihen nga i ftohti për shkak të ngrohjes së dobët, mungesës së transportit publik, pasi që taksitë janë futur në grevë dhe nuk po lejojnë që transporti të kryhet me tren, transmeton zhurnal.mk

“Turp i madh për institucionet tona.
Qendra në Gjevgjeli është e mbushur me refugjat, ngrohja është e dobët, ndërsa refugjatët gjatë tërë ditës po ngrihen në erë. Trena nuk ka, pasi që taksitë janë futur në grevë. Të lëshonte MPB për çdo ditë ndonjë grup edhe me taksi edhe me autobus, në vend vetëm se me tren, nuk do të vinte deri te kjo gjë.
Madje edhe kur treni të ikte dhe do të ngelnin qindra refugjat, nuk ishte e lejuar që ato të transportohen me taksi dhe autobus, por duhej që të prisnin me orë të tëra grupin tjetër për të mbushur trenin.
Jo humane deri në fund.
A duhet gjithmonë sektori jo qeveritar që të intervenoje për t`u zgjidhur këto probleme të lehta teknike? Pse vendimi për transportin e refugjatëve të mos vendoset në nivel më të ulët, dhe jo të sillet në zyrat e ngrohta në Shkup?”, pyeti Rexhepi, transmeton zhurnal.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit