9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Realizoi 45 gola në 36 ndeshje për QPR-në: Lituanët i besuan statistikave të rreme në Wikipedia dhe e transferuan futbollistin

Më të lexuarat

Wikipedia është një burim informacioni që përdoret shpeshherë për të kërkuar diçka në internet, por nuk është 100 për qind i besueshëm.

Kjo enciklopedi mirëmbahet nga të gjithë përdoruesit e rrjetit dhe kjo sjell ndonjëherë të dhëna të rreme ose profilet false.

Dhe në këtë grackë ka rënë skuadra lituaneze e Panevezys, duke besuar se kanë nënshkruan me futbollistin Barkley Miguel-Panzo.

Në fakt, klubi pagoi një shumë të majme të parave duke shpresuar se kanë transferuar një sulmues që ka shënuar 45 gola në 36 ndeshje për Queens Park Rangers midis 2010 dhe 2012 ndërsa ka realizuar tri herë edhe për Angolën në Kupën Afrikane të vitit 2015.

Por, transferi nuk ishte ashtu siç kishin shpresuar sepse dikush e kishte falsifikuar profilin e lojtarit në Wikipedia.

Nuk dihet nëse ndonjë mik i sulmuesit i ndryshoi të dhënat kur mësoi për interesimin e klubit, por Barkley Miguel-Panzo nuk luajti për QPR-në, as nuk ka luajtur kurrë me kombëtaren.

Ai doli të jetë një rezervistë te US Orleans, ekipi i ligës së dytë franceze dhe Syrianska, skuadër e ligës së parë suedeze.

E vërteta është se liga lituaneze nuk ka ndonjë avantazh superior ndaj kategorive ku angoliani ka luajtur, por realiteti është se FK Panevezys besoi në të dhënat e Wikipedias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit