9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Reagojnë turqit e Prizrenit për heqjen e flamurit të tyre

Më të lexuarat

Partia Demokratike Turke ka reaguar me rastin e heqjes së flamurit turk në Prizren.

“Flamuri turk, përpos që është flamur i Republikës së Turqisë, ai është edhe flamur i komunitetit turk të Kosovës. Sulmi i bërë ndaj flamurit turk konsiderojmë jo vetëm si sulm i bërë komunitetit turk, por edhe një akt kundër vlerave demokratike dhe vlerave multietnike dhe vlerave Evropiane të Kosovës. Dëshirojmë të theksojmë se sulme të tilla të cilët po përsëriten kohët e fundit, janë duke e shqetësuar komunitetin tonë, në këtë aspekt presim që sa më parë akterët e këtij sulmi të sillen para drejtësisë”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Kjo parti kërkon nga institucionet e Kosovës, nga presidenti, Qeveria dhe Parlamenti të dënohet ashpër këtë akt dhe të ndërmarrin hapat zyrtare për zbardhjen e këtij rasti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit