16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rast i rëndë social: Familja Jahiji luftë me epilepsinë për të shpëtuar vajzën e dytë

Më të lexuarat

Një plagë e hapur nga humbja e një vajze 4 vjeçare e cila vuante nga epilepsia dhe një trishtim i thellë tek prindërit e saj kur shohin vajzën tjetër teksa shuhet para syve të tyre dhe e cila vuan nga po e njejta sëmundje. Jetmira shtatë vjeçare, krejtësisht e palëvizshme, qëndron në një kënd të dhomës së vetme që e posedon kjo familje, ndërkohë që tek koka e saj qëndron një numër i konsiderueshëm i barërave dhe ushqimeve që ajo duhet t’i merr nëpërmjet një sonde, ndërkohë që mbi shpatullat e kryefamiljarit Orhan dhe zonjës së tij qëndron barra më e madhe, ata mundohen me të gjitha forcat, që ta lehtësojnë gjendjen shëndetësore të bijës së tyre, por kushtet e vështira ekonomike ua vështirësojnë gjendjen akoma më shumë.

“Vajza ime me hallet e veta, me sëmundjen e vet. Kjo e ka pasur edhe një motër, e cila ka ndërruar jetë, ka qenë me të njejtën sëmundje.”, deklaroi Orhan Jahiji, kryefamiljar.

Një hapësirë që shërben si dhomë ndenje, gjumi si dhe dhomë pritjeje, e që e vështirëson gjendjen shëndetësore të Jetmirës, është kjo dhoma që ndajnë tre anëtarët e familjes Jahiji. Ndërsa gjendja bëhet akoma më e vështirë, kur Jetmira duhet të dërgohet në spital për të bërë terapitë dhe e njejta nuk posedon një karrocë.

“Kemi nevojë për barërat, për ushqimin me ja siguru, edhe për një vatan mu zgjeru pak. Se kjo vajza ka nevojë për dhomë në vete, kështu na kanë thënë mjekët. Ne nuk kemi as veturë, kemi nevojë, na duhet ta dërgojmë vajzën me taksi, paret nuk na arrijnë, po duhet me gjet ndonjë zgjidhje. As karrocë vajza nuk ka, na e bartim në krah. Kush mund të na ndihmojë, Zoti u ndihmovtë”, tha mw tej ai.

Kryefamiljari Jahiji, me vështirësi pranoi të prononcohet përpara kamerës, ai me një zë që i dridhej, tha se për të është shumë e vështirë që të kërkojë ndihmë, por se po i mbyll sytë duke vendosur në vend të parë gjendjen e rëndë shëndetësore të së bijës.

“Rëndë është të dal unë në televizion, e kuptoj, rëndë është shumë, por evladi po t’i mbyllte sytë.”, shtoi kryefamiljari Jahiji.

Ai u bëri apel të gjithë njerëzve humanë, që tu vien në ndihmë për aq sa munden, pasi kjo familje dhe vajza e tij që vuan nga epilepsia, vërtetë kanë nevojë për një gjë të tillë.

Ajnur Bafqari

Telefoni: 071969378

Xhiro llogaria: 200002505556843

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit