9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Radikalizmi katolik, nuk i alarmon institucionet fetare katolike në Shqipëri e Kosovë

Më të lexuarat

Paqja ndërfetare, e njohur si vlerë tradicionale ndër shqiptarë, është vënë në rrezik. Disa radikalë katolikë nga Shqipëria, kanë fyer rëndë muslimanët nga Kosova e Maqedonia e Veriut, ndërsa institucionet fetare katolike në Shqipëri e Kosovë, kanë heshtur – shkruan Gazeta e Re.

S’ka pak muaj kur Brenton Tarrant vrau 51 qytetarë muslimanë në Christchurch në Zelandën e Re, ndërsa Kryeministrja e vendit Jacinda Ardern, nuk hezitoi ta cilësonte aktin si terrorist. Por historia e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve muslimanë, dhe çdo gjëje që ndërlidhet me civilizimin islam, nuk është as kaq e shkurtër, e e beftë, e as me kaq pak viktima. E keqja sipas sociologëve dhe njohësve të raporteve ndërmjet muslimanëve dhe jo-muslimanëve, është se, raportet po vijnë duke u radikalizuar.

Në Oslo të Norvegjisë, Philip Manshaus është duke u hetuar nga autoritetet pasi provoi të kryente një akt të ngjashëm terrorist në një qendër islamike, akt të ngjashëm sikurse Tarrant në Zelandën e re, po të mos ndalej nga 65 vjeçari Imran Mushtaq. Akte të ngjashme, anë e kënd globit, po ndërlidhen me terme si: djathtizmi ekstrem, supermacizmi i bardhë, racizmi, islamofobia, dhe radikalizmi katolik. Në ShBA së fundi ka pasur incidente të cilat janë ndërlidhur deri me gjuhën raciste të vet presidentit Donald Trump. Ky i fundit i pati disa deklarata nëpërmjet të cilave i fyejti rëndë disa anëtare të kongresit, ndër to edhe Ilhan Omar, demokraten me shami. Në cepin tjetër të botës, në Kinë, raportohet që restorantet që përmbajnë meny islame, janë ndaluar së fundi të ekspozojnë çfarëdo shenje, simboli apo shkrim që ndërlidhet me kulturën islame.

Edhe në vendet shqiptare gurgullon racizmi e islamofobia

Një figurë kontraverese prej së cilës duket që nuk kanë hequr dorë katolikët radikalë, pat nxitur debate të ashpra ndër shqiptarë rreth asaj nëse: toleranca ndërfetare është mit, apo realitet.

« Në s’kemi meritue lirinë nga Beogradi. Na është dashtë me na rrjep, sikurse që i ka rrjep Miloshoviqi në Srebrenicë 260 mijë qej, edhe në Kosovë me i pas rrjep 1 milionë e 900 mijë qej, kurgjo s’kish ba ma keq…» – ka pas thënë dikur prifti katolik Don Anton Kqira. Këto mësime rreth urrejtjes ndaj myslimanëve, duket që i kanë përvetësuar mirë dy katolikë radikalë nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Anton Zefin dhe Luigj Markun, të cilët nëpërmjet disa videove u bëjnë thirrje shqiptarëve muslimanë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të mos e vizitojnë Shqipërinë, sepse përndryshe ata «do t’i rrjepin!».

Nga shumë qytetarë është kërkuar që këtyre fanatikëve fetarë t’u tregohet vendi, ndërsa autoritetet e rendit në Shqipëri, duket që e kanë marrë seriozisht këtë çështje. Pas raportimit të portalit nga Kosova – Insajderi, Policia e Shtetit (në Shqipëri) është zotuar që të dy personat do të vihen «përpara përgjegjësisë ligjore!». Kastriot Myftaraj një gazetar kontrovers, u ka dalë në mbrojtje duke thënë që ata «nuk kanë kryer veprën penale që u ngarkohet, por madje është stafi i gazetës “Insajder” dhe autori i videoregjistrimit që kanë kryer vepra penale.»

Por Myftaraj mbase mbetet me ata të paktët të cilët, në një mënyrë a në një tjetër i kanë mbështetur radikalët katolikë.

Kisha Katolike në Shqipëri, por edhe ajo në Kosovë, duhet të distancohen nga këto deklarata

Një valë reagimesh kanë shpërthyer menjëherë pas publikimit të videove. Por për disa, është e çuditshme se si autoritetet kishtare në Shqipëri e Kosovë, nuk janë distancuar nga këta radikalë:

«Kisha Katolike në Shqipëri, por edhe ajo në Kosove, tashmë nuk do të duhej të heshtnin përkitazi me kërcënimin publik të dy pjesëtareve të komunitetit katolik në Shqipëri, Anton Zefit dhe Luigj Markut, drejtuar muslimanëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kërcënimi duket që ka konsistencë dhe nuk duket të jetë spontan» – ka shkruar ndër të tjera profesori Ardian Gola. Ai ka shprehur shqetësimin duke thënë se heshtja e institucioneve kishtare, veç çka e rëndon më tepër gjendjen:

«Marrë parasysh faktin që Kisha është strukturë dukshëm më e organizuar institucionale, duke pasur kështu nivel më të lartë të kontrollit të jetës shpirtërore, dhe jo vetëm, të besimtarëve katolikë, heshtja ndaj këtij kërcënimi e rëndon edhe më shumë gjendjen. Unë prita një distancim nga këto kërcënime. Ose të paktën një deklaratë publike ku kundërshtohet çfarëdo thirrje për vrasje, linçim dhe përçarje në emër të fesë dhe bëhet ftesë për pluralizëm, bashkëjetesë dhe mirëkuptim fetar tek shqiptarët dhe më gjerë.»

Kisha, sipas tij, rrezikon të bëhet pashmangshëm pjesë e një «diskursi të tillë terrorizues, ani pse kërcënuesit nuk janë duke e bërë këtë shprehimisht në emër të saj. Sa më i vonshëm reagimi, aq më keq, sepse kjo mund të prodhojë spirale të dhunës diskursive, që s’dihet ku përfundon.»

Në fakt një numër i madh i qytetarëve muslimanë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, kanë fajësuar institucionet fetare katolike shqiptare, jo vetëm për faktin që nuk janë distancuar nga deklaratat e radikalëve Zefi e Marku, por edhe diskursin e kahershëm të mbjellë në ndërdijen e qytetarëve me thirrjet: «Të kthehemi në fenë e të parëve!». Zefi e Marku, sipas disave, veç i kanë përvetësuar mësimet e Don Shan Zefit dhe Don Anton Kqirës, andaj duhet urgjentisht të ndërmerren hapa që ekstremistëve të tillë, t’u tregohet vendi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit