Qyteti i Shkupit heq dorë nga festimi i Vitit të Ri

0

Qyteti i Shkupit informon opinionin e gjerë se heq dorë nga organizimi i sivjemë i pritjes së Vitit të Ri 2017, që duhej të mbahet në sheshin “Maqedonia”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit, mjetet të cilat ishin paraparë për organizimin e pritjes së Vitit të Ri, rreth dy milionë denarë, do të donohen për qëllime sociale.

“Vendimi se ku do të donohen mjetet, do të merret nga Këshilli i Qytetit të Shkupit”, thuhet në njoftim.

Qyteti i Shkupit sqaron se në 10 vitet e fundit shpenzon burime minimale për organizimin e kremtimit të Vitit të Ri nga shkaku se eventi për argëtim të qytetarëve është financuar nga operatorët e telefonisë mobile.

Të mërkurën edhe qyteti i Velesit tha se ka anuluar organizimin për kremtimin e Vitit të Ri./AA

Nuk ka komente