Qeveria maqedone kundër martesave gay

0
45

“Qeveria maqedone është kundër “martesave homoseksuale”, ka bërë të ditur sot ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Spiro Ristovski. Qeveria nuk ka pranuar iniciativën e Komitetit të Helsinkit për të mundësuar lidhjen e martesave mes dy gjinive të njëjta dhe ka përsëritur qëndrimin e njohur tashmë, se martesa është bashkësi mes burrit dhe gruas, shkruan Zhurnal.

“Për ne si Qeveri dhe si parti politike, është shumë me rëndësi që martesa trajtohet si bashkësi mes burrit dhe gruas në pajtim me zakonet kulturore dhe tradicionale, besimit dhe mënyrës së jetesës në vendin tonë, ashtu siç është në pjesën më të madhe të vendeve evropiane”/kohaislame