11.5 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Britania hetime për dhunë seksuale gjatë luftës në Bosnje

Më të lexuarat

William Hague, Sekretari i Jashtëm Britanik, tha se, “qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të formojë një ekip të përbërë nga oficerë policie, avokatë, psikologë, dhe ekspertë të mjekësisë ligjore, të cilët do të udhëtojnë në zonat e luftës për të mbledhur prova për dhunën seksuale në masë.

Hague tha se, “qeveritë nuk po punojnë mjaftueshëm për të ndalur dhunën seksuale dhe përdhunimin gjatë kohës së luftës.
“Duhet të sigurojmë të drejta të barabarta për gratë në çdo nivel të shoqërisë dhe të mbrojmë të pambrojturit, sidomos fëmijët tanë. Por është në kontekstin e luftës dhe konfliktit, që dhuna seksuale gjendet në një shkallë që as mund ta imagjinojmë”, tha ai.

Qëllimi i ekipit të ekspertëve, shpjegoi Hague, do të jetë mbledhja e provave që do të përdoren në gjyqe të të dyshuarve për përdhunim.
Arsyen e krijimit të një ekipi të tillë, Hague e shpjegoi duke thënë se “rreth 50,000 gra u përdhunuan gjatë konfliktit në fillim të viteve 1990-të në Bosnjë, por vetëm 30 autorë krimesh të drejtpërdrejtë u dënuan nga gjykatat vendore dhe Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY.
Çështja e përdhunimit në Bosnjë doli në lajmet ndërkombëtare në shkurt të këtij viti, kur një film hollivudian “Në Tokën e Gjakut dhe Mjaltit” dhe dokumentari “Fundi i Mosndëshkimit” patën premierat e tyre, dhe të dy trajtonin temën e përdhunimit gjatë luftës në Bosnjë.

Angelina Jolie, regjisorja e filmit “Në Tokën e Gjakut dhe Mjaltit” shprehu mbështetjen e saj për iniciativën e sekretarit Hague.Dokumentari “Fundi i Mosndëshkimit” diskuton rolin historik të ICTY-s në gjykimin penal të abuzimit seksual të bërë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi që hapi rrugën për gjykatat e tjera në botë për të gjykuar krime të tilla.ICTY e përfshiu përdhunimin mes krimeve ndaj njerëzimit dhe që në fillim të punës së saj, Tribunali i Hagës ka dënuar 78, nga një total prej 161 të paditurish, për krime seksuale.Gjykata në Bosnjë dhe Hercegovinë ka pasur rreth 20 gjyqe për të paditur të akuzuar për krime seksuale./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit