9.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Qendrat e Mjekësisë Familjare tani me kamera

Më të lexuarat

Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, ka vendosur të shtoj sigurinë brenda objektit. Kjo shihet në tenderin që QKMF, ka shpallur në faqen e tenderëve, për të siguruar me kamera objektin.
Furnizimi thuhet të bëhet për QKMF-në dhe QMF-të, siç bëhet e ditur në tenderin e shpallur nga ky institucion, shkruan Indeksonline.
Në përshkrimin e shkurtër të kontratës jepen edhe arsyet se ku do të instalohen këto kamera dhe me ç’arsye.

“Kamerat do të instalohen në objektet – QKMF,QMF4,QMF5,QMF6 dhe QMF-Mati1,me qellim te sigurimit të objekteve”, është përshkrimi i dhënë në kontratë.
Ndërsa për tërë këtë është planifikuar të shpenzohet shuma prej 6 mijë e 431 eurosh, nga buxheti i shtetit.

Tenderi për këtë punë i është besuar kompanisë “N.P.SH “AFA ING” , derisa në garë meësohet të kenë qenë katër operatorë. Ndërsa nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet me 1dhjetor./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit