4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Pushime hallall edhe në ulqin

Më të lexuarat

Raportet e rritura dhe kërkesat e tepërta për pushime hallall më kanë shtyrë të shkruaj diçka për të, pikërisht sepse vendlindja ime duket e predestinuar, sepse shumica e vendasve janë myslimanë dhe pjesa tjetër e popullsisë është mjaft tolerant për këto kërkesa.

Ta dimë për çka këtu folët, shkurtimisht për fjalën Hallall.

Termi “i lejuar” [hallall] ose “i lejueshëm” në Islam përshkruan në thelb të gjitha veprimet ose gjendet që i lejohen një myslimani sipas ligjit fetar.
Termi “Hallall” është në përdorim e gjuhës shqipe shumë shpesh shoqëruar me rregullat e ushqimit në Islam. Kjo është për shkak të rritjes së kërkesës nga myslimanët për certifikime të nevojshëm për tregun e brendshëm. Ngrënia, megjithatë, përfaqëson vetëm një zonë të vogël të lejimit (ose “të ndalimit” [haram]) në Islam.

Çfarë është një pushim hallall?
Deri në vitin 2020, sipas një studimi të nisur nga Panairi Tregtar i Berlinit, numri i udhëtarëve myslimanë do të rritet gjashtë herë krahasuar me vitin 2000 deri në 158 milionë. Nga viti që vjen, pjesa e tyre në tregun global të turizmit ka të ngjarë të tejkalojë kuotën prej dhjetë përqindësh, duke llogaritur hulumtuesit e autorizuar të tregut nga Crescent-Rating.

Ekzistojnë disa aspekte kyçe që karakterizojnë një pushim hallall sa i përket akomodimit:
Ushqim hallall dhe pije në vaktet e ngrënies dhe në mini bar te dhomës.
Jo të lejueshëm qen në dhoma.

Idealisht, mundësia e Taharatit/Abdestit (pastrimi ritual në tualet).
Shenjat drejtimi nga Kibla (drejtimin e lutjes) në dhomë ose për të marr informata në recepcion.

TV pa kanale pornografike.

Zona wellnessit e ndarë nga gjinia (nëse është e mundur).
dhe përveç kësaj, nëse hoteli ka pishina apo plazhe, mundësia që gratë të notojnë ose të bëj banja dielli veç e veç.
Megjithatë, ka shumë për të përmendur në lidhje me aspektet individuale. Këtu janë vetëm disa detaje të përmbledhura.
Kriteret për një hotel Halal janë të qarta.

Megjithatë edhe hotelet jo hallall përpiqen të fitojnë nga kërkesat për pushime hallall. Këto më pas tregojnë se ju ofrojnë një dhomë hallall dhe herë pas here një ushqim hallall. Ata gjithashtu nxjerrin alkoolin nga minibari i dhomës. Në restorant, megjithatë, ende ka alkool dhe pishinat janë të përziera. Veprime të tilla në fund të fundit çojnë aty qe ky turizëm atëherë plotësisht tërhiqet ende pa fillua mirë. Hotele të tilla duhen te largohen nga këto oferta, plotësisht. Këto mundën t’i ndajnë ofertat e veta turistëve tjerë.
Për fat të keq ke na shumica e akomodimeve hallall pranë plazhit nuk kanë plazhin e tyre, por përdorin atë publik. Unë fuqimisht besoj se shoqëria jonë mund ta korrigjojë këtë mangësi shpejt.
Turistët hallall por edhe tjerë nuk mund të injorojnë ndonjë problem që mund të ekzistojë ke na. Kjo është arsyeja pse rekomandojë që t’i eliminojmë ato cila padyshim edhe ke na ekzistojnë.
Kohët e gjata të pritjes në kufi janë sigurisht të parat për t’u përmendur.
Situata aktuale në të cilën mysafirët për shkak të hyrjes dhe daljes për të kontrolluar taksat e paguar janë një mungesë e madhe të cilat marrin shumë kohë, këtu unë mendoj se vendi Mali i Zi nuk ka gjetur zgjidhje optimale dhe në fund do të çojë shumë vizitorë të qëndrojnë larg vendit.

Gjermanisë në gjykatën evropiane u ndalua pagesa e autostradës sepse shkel ndalimin e diskriminimit. Këtu ishte fjala se gjermanët mos ta paguajnë vinjetën e udhëtarët e huaj po. Gjërmanve u kishte hekë një sum e vogël në pagesën e porezit e makinave. Pagesat e ndryshme për vendasit dhe mysafirët ne vendin tonë gjithashtu duket se shkelin ndalimin e Bashkimit Evropian për diskriminim, të paktën një përshtypje e tillë është krijuar me këtë vendosje se komunës. Dhunimi për të blerë një kartë të telefonit mobile në vend nuk zhvleftësohet me mundësinë për të blerë një biletë “ditore” në kioske. Duket se është i nevojshëm një përpunim i duhur i kësaj marrëveshjeje.
Natyrisht, ka disa pika të tjera që mund të përmenden, por unë dua ta lë me kaq dhe t’u jap qytetarëve të Ulqinit mundësinë për të krijuar kushte ideale për turistët hallall dhe jo hallall.

Unë besoj se largimi i alkoolit nga miniera, një supë e qengjit e përgatitur sipas rregullave islame, ose pule hallall gatuar me perime dhe oriz në mënyre për të përmbushur dëshirat e myslimanëve të devotshëm së shpejti do të kopjohet disa herë në Ulqin, e jo vetëm në Ulqin, të cilat së shpejti do të jenë pjesë e turizmit të zakonshëm masiv edhe ke na nga cilët do te përfitojnë të gjithë.
07.07.2019
Shaban Burri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit