7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pse ka këtë emër Mali me Gropa

Më të lexuarat

Mali me Gropa karakterizohet nga peizazhi më tipik i karstit në Shqipëri; kurrizi i tij është i mbushur me gropa, hinka dhe puse të shumta karstike, nga ku edhe merr emrin.

Këto gropa shpesh vishen me livadhe dhe kullota malore me florë dhe bimësi të pasur.

Si i tillë ky peizazh bën pjesë në listën e monumenteve natyrore shqiptare (gjeomonumenteve).

Është ndër zonat më të reja të shpallura nën mbrojtje (VKM 49, 2007).

Kjo zonë kufizohet ngushtë me Parkun Kombëtar të Dajtit (të zgjeruar), nga veriperëndimi i saj, dhe është, gjithashtu, ekologjikisht e lidhur ngushtë edhe me pellgun e Bovillës dhe Parkun Kombëtar të Qafështamës, që ndodhen më në veriperëndim, duke qenë vazhdim natyror i njëri-tjetrit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit