7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Pse Erdogan i konsideron shqiptarët njerëz besnik

Më të lexuarat

Pse Erdogan i konsideron shqiptaret njerez besnik

– Eprori Nijazi Veli Murati, mbijeton në betejën e përgjakshme të Çanakalasë

Eprori tetovar, Nijazi Veli Murati, lindi me 8 janar te vitit 1888 në fshatin Veshallë të Tetovës, ndroi jetë me 14 gusht te vitit 1964 dhe u varros në fshatin Trebosh të Tetovës ku edhe jetojne dy djemt dhe niprit me mbiemrin VELIJA. Nijazi Veli Murati kishte 5 djem, prej të cilëve dy ende janë gjallë. Djali më i vogël i tij, 76 vjeçari Jusuf Nijazi Velija, tha se babai i tij i është lutur familjes të shpërngulen në Turqi sepse ai ishte një hero i Shtetit Osman dhe dëshira e tij ishte të jetojë në këtë vend. Sipas fjalëve që i’a ka thënë babai Jusufit, gjatë plotë 16 viteve pjesëmarrje në ushtrin turke, në luftën e Çanakalasë ai ka jetuar në një dhomë me Mustafa Kemal-Ataturk dhe lëvdatat për trimin tetovar nuk kanë munguar nga ana e Ataturkut.

Jusufi duke treguar se edhe dy vëllezërit e babait të tij ishin pjesëmarrës në Luftën e Çanakalasë dhe se njëri prej tyre ka ra dëshmor në këtë betejë dhe është varrosur në Adana të Turqisë, ndërsa për tjetrin sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë, u shpreh: “Babai jonë shumë e ka kërkuar vëllaun e tij, por nuk ka mundur ta gjejë, nuk i kanë treguar se a është i vdekur apo i gjallë”.

Nijazi Veli Murati në moshën 38 vjeçare është kthyer në vendlindje. Ai ka dashur përsëri të kthehet në Turqi, mirëpo nuk ka mundur te kthehet per shkak se ne ate kohe mbyllen kufijte, me plot 26 plumba në trup Eprori nga Veshalla mbijeton shume beteja ne Turqi ne mesin e atyre betejave eshte edhe beteja me e pergjakshme ajo e Canakales. Gjatë operimit ne Turqi 25 plumba janë nxjer nga trupi i tij, mirëpo një plumb në këmbën e djathtë nuk kanë arritur ta nxjerin. Nejaz bej pasi u kthye nga Turqia me një plumb në trupin e tij. Pas një kohe plumbi filloi t’i bëj dëm, i eshte kerkuar që të operohet, mirëpo ai nuk kishte pranuar. Ai thoshte se këtë plumb do e mbaj kujtim nga lufta dhe me këtë plumb do të shkoj në varr”.

Fotoja e marur nga Arhivat e Stambollit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit