Protesta në Tiranë mesazh për Shkupin dhe Beogradin

0
42

Lëvizja “Shqipëria e Re” organizoi sot në Tiranë marshimin e madh në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve dhe kombit shqiptar.

Nga ora 11.00 me qindra mijëra vetë u nisën për të protestuar para Ambasadës Serbe dhe maqedonase.

Kryetari Edmond Vlashaj theksoi se shqiptarët nuk janë terroristë, por janë paqedashës.

“Jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën e vëllezërve dhe motrave tona në Shkup dhe Preshevë”, theksoi Vlashaj.

Protestuesit marshuan në Bulevardin e Dëshmorëve pranë Ambasadës së Serbisë dhe më pas drejt Ambasadës së Maqedonisë. Pas këtij marshi, organizatorët firmosën peticionin që i`u dërgua Bashkimit Evropian kundër ministrave të brendshëm të Serbisë Ivica Daçiq dhe të Maqedonisë, Gordana Jankullovska. (INA/kohaislame