10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Anonymous sulmon CIA-n dhe Interpol-in

Më të lexuarat

Anëtarët e kolektivit të haktivistëve të njohur si Anonymouse, thonë se për pak kohë sot kanë thyer faqet e CIA-s dhe të Interpol-it

Sulmi i atribuohet “degës” Anons Turkey, anëtarët e të cilit përmes rrjetit social Twitter kanë thënë se “hakojnë botën për ta shpëtuar planetin”.

Faqet e Interpol-it dhe CIA-s momentalisht punojnë normalisht, ndërsa këto organizata nuk kanë dhënë asnjë koment për sulmet. Të njëjtat faqe në muajt e fundit kanë qenë disa herë nën sulmin e Anonymous-ve.

International Business Times shkruan se Anonymous edhe të premten me sulmet DDoS kanë shënjuar CIA-n, por edhe faqen britanike të Gjyqit të Lartë, me qëllim të hakmarrjes për vendimin që përdoruesve të internetit në Britaninë e Madhe t’ju mohohet qasja në faqen e torrentëve The Pirate Bay.

Lufta kundër bllokimit të The Pirate Bay do të vazhdojnë, ndërsa Anonymous aksionin e kanë quajtur “Operacioni Pirate Bay”. /kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit