17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Pronat luksoze të Vatikanit në Londër

Më të lexuarat

Nga dyqani “Bulgari” në New Bond Street tek një ndërtesë në zonën luksoze të St. James Square, në këndin e Pall Mall.

Gazeta “The Guardian” zbulon kështu pronat me vlerë tejet të lartë të selisë së shenjtë të Vatikanit në Londër.

Në një artikull të gjatë, e përditshmja britanike tregon megjithatë se gjurmimi i pronarëve të vërtetë të pasurive luksoze nuk është dhe aq e lehtë.

Kjo, pasi sipas saj, Vatikani përdor një strukturë shoqërish fantazmë dhe personat të cilët menaxhojnë këto prona, të kontaktuar nga gazeta, kanë zgjedhur heshtjen.

“The Guardian” shkon përtej Londrës dhe tregon për prona të tjera prestigjoze në shërbim të Vatikanit, si për shembull në Paris.

Gazeta tregon se si kjo perandori është ndërtuar ndër vite duke përdorur fillimisht paratë e dhëna nga Musolini në këmbim të njohjes së regjimit fashist nga Papa.

Në fund, e përditshmja britanike përmend faktin se ka kontaktuar një përfaqësues të Vatikanit në Londër, arqipeshkvin Antonio Mennini, i cili ka preferuar të mos bëjë komente./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit